Nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, prej nga njoftojnë për këtë iniciativë, theksojnë se përveç pasurimit të ofertës së pushimeve për turistët holandezë, njëri nga efektët kryesor përcjellës i iniciativës do të jetë edhe rritja e potencialit turistik të Maqedonosë dhe përforcimit të konkurrencës në Maqedoni në tregun ndërkombëtar turistik.
Nga 29 prilli fluturime të reja çarter ndërmjet Maqedonisë dhe Holandës
Fluturime të reja çarter në relacionin Holandë-Maqedoni do të vendosen nga 29 prilli i këtij viti. Fluturimet do t'i zbatojë Transavia, firmë - si motër e transportuesit holandez KLM.
Si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Transavias, tur-operatorit holandez-maqedonas Karatanova-turs dhe aeroportin Shiphol në Amsterdam, fluturimet do të realizohen nga Amsterdami deri në Shkup dhe Ohër së paku një herë në javë në periudhën nga prilli deri në tetor të këtij viti.
Me këtë Maqedonia do të jetë në distancë prej dy orë e gjysmë nga Shipholi si njëri nga aeroportet më të mëdha tranzitor në botë.
Nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, prej nga njoftojnë për këtë iniciativë, theksojnë se përveç pasurimit të ofertës së pushimeve për turistët holandezë, njëri nga efektët kryesor përcjellës i iniciativës do të jetë edhe rritja e potencialit turistik të Maqedonosë dhe përforcimit të konkurrencës në Maqedoni në tregun ndërkombëtar turistik.
Ambasada paralajmëron se grupi prej 30 operatorëve turistik dhe gazetarëve do ta viziojnë Maqedoninë muajin e ardhshëm me qëllim që më afër të njoftohen me bukuritë e saj dhe t'ua prezantojnë turistëve holandez.
Sipas informacioneve të Entit shtetëror për statistikë dhe Bankës Popullore të Maqedonisë në vitin 2008 janë realizuar 587,447 bujtje nga turistët e huaj, me çka janë realizuar të ardhura prej 166,9 milionë euro. Numri i llogaritur i bujtjeve nga turistët holandezë në vitin 2008 është rreth 15.000 dhe shënon trend të rritjes së vazhdueshme.