E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo vit mijëra vizitorë përshkojnë autostradën më të lartë në Shtetet e Bashkuara, Trail Ridge Drive. E ndërtuar në vitin 1932 ajo kalon përmes këtij terreni të ashpër malor. Të shikosh brezat e formacioneve natyrore përgjatë kësaj rruge rreth 70 kilometrash duhet të bësh një udhëtim vajtje ardhe në Arktik.
Parku kombėtar Rocky Mountain nė Kolorado















Ato male të larta me një faunë të pasur përfundojnë me maja graniti. Parku kombëtar Rocky Mountain është karakteristik për të gjithë vargun e maleve. Majat e thepisura formojnë brezin e parë të Maleve Shkëmbore.

Shpejtësia e erës këtu i kalon 300 kilometra në orë. Retë e dendura formohen dhe zhduken në moment. Degët e ndërthurura të drurëve dhe bari i gjatë janë pjesë e pandarë e këtij pejsazhi kërcënues.

Çdo vit mijëra vizitorë përshkojnë autostradën më të lartë në Shtetet e Bashkuara, Trail Ridge Drive. E ndërtuar në vitin 1932 ajo kalon përmes këtij terreni të ashpër malor. Të shikosh brezat e formacioneve natyrore përgjatë kësaj rruge rreth 70 kilometrash duhet të bësh një udhëtim vajtje ardhe në Arktik.

Në zonat veriore, tundra e Arktikut është e mbuluar me gurrë të thyer të ngrirë. Bimët duhet të jenë të forta për të mbijetuar në këtë mjedis. Megjithatë sistemi ekologjik këtu është shumë delikat. Në këtë lartësi, pranvera zgjat vetëm një javë dhe sezoni i prodhimit 40 ditë.
Rocky Mountain në Kolorado

Shtigjet malore fillojnë mbi majat e pemëve dhe një ecje e shkurtër të çon drejt pamjeve piktoreste. Në agim të ditës dhe në perëndimin e saj, kaprollët dalin për të kullotur në shpatet me bar dhe shkurre. Në vitet 1890-të, ata ishin pothuajse në prag të zhdukjes për shkak të gjuetisë intensive, por sot janë të shumtë në numër.

Moti këtu mund të ndryshojë shpejt e dramatikisht. Nën një mantel dëbore, pejsazhi kthehet në një mjedis magjepsës. Ndërsa arinjtë dhe iriqët strehohen në guvat e tyre nën dhe, forma të tjera jete gjallojnë.

Në dimër njerëzit marrin pjesë në aktivitete të shumta në natyrë, një pjesë e tyre shkasin në dëborë, edhe pse të gjitha këto mbartin një farë rreziku. Isabela Çoçoli / voa/

Publikuar: 02.02.2010 | 07:16
Lexuar: 1175 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime