E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me lëshimin në përdorim të këtij objekti pak do t'i zbusim problemet me hapësirat për mësim në Kumanovë dhe në të ardhmen do të përqëndrohemi edhe në përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore në Kumanovë dhe Likovë", tha Ademi.
Pėrurohet objekti i ri i shkollės sė mesme ekonomike nė Kumanovė










Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi sot ka marrë pjesë në hapjen e objektit të ri të shkollës së re ekonomike në Kumanovë "Pero Nakov", me ç'rast para të pranishmëve tha se kjo shkollë do të jetë në funksion të nxënësve shqiptarë, të cilët deri tani kanë mësuar në kushte të vështira në objektin e mëparshëm të universitetit të punëtorëve.

"Me lëshimin në përdorim të këtij objekti pak do t'i zbusim problemet me hapësirat për mësim në Kumanovë dhe në të ardhmen do të përqëndrohemi edhe në përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore në Kumanovë dhe Likovë", tha Ademi.

Ai me këtë rast tha se Qeveria e Maqedonisë edhe në të ardhmen do të vazhdojë me ndërtimin dhe renovimin e objekteve shkollore.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet për përmirësimin e kushteve për mësim dhe bën investime në ndërtimin dhe renovimin e objekteve shkollore dhe këtë e dëshmon fakti se lëshimi i këtij objekti pason vetëm një ditë pasi në Gostivar u përurua objekti i ri i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Me sukses funksionojnë edhe disa degë të këtij universiteti edhe në Kumanovë. Shumë nxënës pikërisht nga kjo shkollë dhe shkollat që përmendëm më lartë studimet do t'i vazhdojnë në degët e USHT-së në Kumanovë, që sot me angazhimin tonë i kanë afër shtëpisë së tyre. Arsimi cilësor dhe i barabartë për të gjithë është motoja e punës sonë dhe ne në këtë drejtim do të vazhdojmë", tha zëvendës-kryetari i Qeverisë, Ademi.

Zëvendës-minsitrja e Arsimit, Lindita Qazimi, e cila po ashtu mori pjesë në përurimin e objektit të ri, tha se në këtë shkollë do të mësojnë 24 paralele me mësim në gjuhën shqipe.

"Ne sot po e plotësojmë premtimin e mëhershëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se kazermën e qytetit të Kumanovës do ta shëndrojmë në shkollë të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Dhe së bashku me ju sot po e bëjmë përurimin e objektit të adaptuar që ka 24 paralele që i plotësojnë të gjitha parakushtet dhe standardet për mbajtjen e procesit edukativo arsimor. Sot të gjithë jemi të kënaqur se më në fund nxënësit tonë do të mund procesin edukativo arsimor dhe aktivitetet e tjera të lira dhe mësimore t'i zhvillojnë, ashtu siç i zhvillojnë nxënësit e shkollave tjera të rrethit të Kumanovës e më gjërë", tha Qazimi.

Të pranishëm në këtë rast ishin edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, kryetari i Komunës së Kumanovës, kryetari i Komunës së Likovës, udhëheqësia e shkollës, prindër dhe nxënës të shkollës së mesme ekonomike "Pero Nakov".

Publikuar: 02.02.2010 | 10:23
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
vesa (17/06/2010 19:46:57) Nje njeri qe punon per zhvillimin e arsimit,meriton nje respek te veqant nga populli i tij.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime