Në pajtim me Kushtetutën presidenti i Greqisë zgjidhjet nga Parlamenti në tre raunde. Nëse në kuadër të kësaj procedure nuk zgjidhet shefi i shtetit, Parlamenti shpërbëhet dhe shpallen zgjedhje të reja. Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse merr përkrahjen e 200 prej gjithsej 300 deputetëve të Parlamentit.
Kryeministri grek dhe lideri i partisë të pozitës PASOK, Jorgos Papandreu dhe lideri i opozitës konservative Andonis Samaras javën e kaluar e përkrahën rizgjedhjen e presidentit aktual Karolos Papuljas, i cili është kandidati i vetëm në këtë funksion. Pritet që Papuljas të marrë 266 vota, respektivisht pas kandidaturës së tij të qëndrojnë edhe deputetët e PASOK-ut edhe të partisë opozitare Demokracia e Re dhe LAOS.
Në pajtim me Kushtetutën presidenti i Greqisë zgjidhjet nga Parlamenti në tre raunde. Nëse në kuadër të kësaj procedure nuk zgjidhet shefi i shtetit, Parlamenti shpërbëhet dhe shpallen zgjedhje të reja. Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse merr përkrahjen e 200 prej gjithsej 300 deputetëve të Parlamentit.
Rizgjedhja e Papuljas pritet që të jetë vetëm formalitet, duke marrë parasysh atë që PASOK dhe Demokracia e Re së bashku kanë 251 deputet në Parlament.
Tetëdhjetë e një vjeçari Papuljas ishte ministër dhe deputet i partisë PASOK. Ai diplomoi për drejtësi në universitetin në Athinë dhe ka doktoraturë për të drejtë ndërkombëtare nga universiteti në Keln. Flet frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.
Papuljas për herë të parë në funksionin e presidentit u zgjodh në shkurt të vitit 2005. Kandidatura e tij u propozua nga kryeministri i atëhershëm konservativ Kostas Karamanlis dhe u përkrah nga Papandreu, i cili atëherë ishte në opozitë.
Sipas anketave Papuljas e ka përkrahjen prej 82 për qind të qytetarëve të Greqisë.