E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Integrimi i tërë Ballkanit perëndimor në BE është i rëndësishëm dhe urgjent, thekson shefi i diplomacisë spanjolle, duke cekur se nxitja e atij procesi është një nga qëllimet e Madridit.
Spanja optimiste pėr kontestin e emrit me Greqinė











Presidenca spanjolle me BE-në do të insistojë të arrihet përparim lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë, sapo të zgjidhet çështja për emrin, për çka jemi optimistë, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës dhe kryesues me Këshillin e ministrave të BE-së, Migel Anhel Moratinos në intervistën për "Veçernje Novosti".

Integrimi i tërë Ballkanit perëndimor në BE është i rëndësishëm dhe urgjent, thekson shefi i diplomacisë spanjolle, duke cekur se nxitja e atij procesi është një nga qëllimet e Madridit.

"Do t'i intensifikojmë negociatat për inkuadrim të Kroacisë me qëllim që sa më shpejtë të çohen në fund, do t'i vazhdojmë me ritnim adekuat negociatat me Turqinë dhe do të insistojmë që në masë më të madhe të mundshme t'i avancojmë negociatat me IRJ të Maqedonisë, sapo të zgjidhet çështja për emrin e atij shteti, ndaj çka jemi optimistë. Kuptohet, vëmendje të posaçme do t'u kushtojmë vendeve të rajonit të cilat parashtruan kandidatura - Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, duke i vlerësuar individualisht sipas meritave, por me qëllim që secila të bëjë përparim thelbësor gjatë gjysmës së parë të vitit dhe të mos mbetet prapa në krahasim me të tjerat", thotë Moratinos.

Ai shfaq bindje se do të ishte mirë që të përshpejtohet ai proces i integrimeve të rajonit në kuptimin e konkludimeve të silat i solli Këshilli për punë të përgjithshme më 7 dhe 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Në pyetjen nëse dakordohet me propozimin e Greqisë dhe Austrisë që procesi i eurointegrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor të realizohet në vitin 2014, ministri Moratinos vlerëson se ai është projekt ambicioz dhe i rëndësishëm.

"Propozimi të cilin e inicoi kryeministri grek Jorgos Papandreu, i njohur si "Axhenda 2014" për Ballkanin perëndimor, pa dyshim është mjaft ambicioz, por sipas mendimit tim, rëndësia e tij në kuptimin politik është në atë që të na përkujtojë se sa është i rëndësishëm integrimi ballkanik në BE. Unë do të thosha se madje është edhe urgjent. Për atë arsye, ky propozim paraqet nxitje për atë që të gjithë t'i bëjmë hapat e nevojshëm për avancim të shpejtë në atë proces. Para së gjithash, siç thashë paraprakisht, që asnjë shtet të mos mbetet anash", thotë ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.

Publikuar: 03.02.2010 | 03:43
Lexuar: 359 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime