Megjithatë mendoj se sa është i afërt destabilizimi ie marrëdhënieve ndëretnike, shumë më i afërt është destabilizimi brenda në shoqërinë e Maqedonisë. Për fat të keq kjo mund të jetë deri në pikën kritike dhe të ndahen brenda në shoqëri të atyre që duan të jenë dhe të atyre nuk duan të jenë pjesë e BE-së", tha Thaçi.
PDSH dakordohet vetëm me një pjesë të platformës së opozitës së bashkuar
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë për shtyp theksoi se PDSH-ja dakordohet vetëm me një pjesë të platformës së opozitës së bashkuar të promovuar pardje.
"Dakordohemi se bllokimi i proceseve integruese është punë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. Nuk pajtohemi se puna më e rëndësishme për Maqedoninë është që të ndryshohet ky diskriminim i programuar i shqiptarëve, të bëhen shpejt të barabartë në të gjitha fushat në shoqëri edhe atë me akte normative. Pa stabilitet të brendshëm, proceset integruese do të jenë vetëm shpikje", tha Thaçi.
Thaçi e komenton edhe gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndëretnike. Sipas tij, Qeveria ka projekt për provokim të përditshëm të shqiptarëve.
"Mendoj se shqiptarët kanë parti të fuqishme opozitare si PDSH-ja dhe nuk do të biejnë në provokim të tillë. Megjithatë mendoj se sa është i afërt destabilizimi ie marrëdhënieve ndëretnike, shumë më i afërt është destabilizimi brenda në shoqërinë e Maqedonisë. Për fat të keq kjo mund të jetë deri në pikën kritike dhe të ndahen brenda në shoqëri të atyre që duan të jenë dhe të atyre nuk duan të jenë pjesë e BE-së", tha Thaçi.
Në kuadër të aktiviteteve partiake Thaçi sot u takua edhe me një numër të madh anëtarësh të Demokracisë së Re nga komuna Çair e Shkupit, të cilët kanë kaluar në PDSH.