Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani sqaron se personat e shkarkuar nga funksioni nuk kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të ushtruar detyrën.
"Demokracia e Re" e Selmanit reagon ashpër ndaj shkarkimit të disa drejtorëve shqiptarë në disa institucione shëndetësore në Shkup dhe Strugë duke e cilësuar këtë hap të ministrit Bujar Osmani si veprim antikombëtar dhe diskriminues për shqiptarët. Sipas Afërdita Ramadani që irritimi të jetë edhe më i madh në vend të drejtorëve të shkarkuar shqiptarë ministri ka emëruar drejtorë në detyrë që janë maqedonas.
"Para disa ditëve ministri shqiptarë i shëndetësisë ka shkarkuar disa drejtorë shqiptarë nëpër institucionet shëndetësore, rast i cili është edhe një dëshmi që partia shqiptare në pushtet edhe pas katër muajve në qeveri nuk ka arritur që të avancoj pozitën e shqiptarëve nëpër institucionet por përkundrazi me një politikë revanshist, të pastër partiake ata kanë dobësuar pozitat e shqiptarëve nëpër institucionet në fjalë", thotë drejtorja e shkarkuar, Afërdita Ramadani.
Ministri hedh poshtë si të pabaza deklarimet e DR-së dhe thekso se personat e shkarkuar nuk kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të ushtruar detyrën.
"Apsolutishtë do t'i hedh si të pavërteta. Zakonisht ekzistojnë arsye të shumta pse bëhen ndërime të emrave menaxhues, të drejtorëve të institucioneve shëndetësore, ne kemi thënë se nuk do të pranojmë partizimin e institucioneve shëndetësore ose do të shkarkojmë të gjithë ata të cilët mendojmë se pa ndonjë arsye profesionale janë emëruar në ato pozita, por gjithashtu edhe në bazë të shqyrtimeve të raporteve të tyre në periudhat 6 mujore të cilat ato janë të detyruar ti japin në bazë të ligjit për mbrojtje shëndetësore", deklaron ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.
Ndryshe sipas DR-së shkarkimi i drejtorëve shqiptarë është bërë në Shtëpinë e shëndetit në Shkup ku është shkarkuar Enver Ajdini, në Spitalin e Qytetit Nefail Elezi, në institucionin Republikan për Transfuziologjki Adelon Latifi si dhe drejtoresha e Spitalit për fëmijë në Kozle, Afërdita Ramadani Ndërkohë që në qytetin e Strugës shkarkohen nga posti Urim Vinca dhe Dren Dauti.
Bedri Rexhallari, Alsat-M