Xhevat Ademi nga BDI-ja, tha se anketa e djeshme është porosi, të cilën duhet të gjithë seriozisht ta kuptojmë.
"Ky është fakt për të cilin duhet të gjithë seriozisht të mendojmë. Nëse diçka nuk na duhet në Maqedoni, ajo është keqësimi i marrëdhënieve mes bashkësive etnike në Maqedoni", tha Ademi
Në Kuvendin e Maqedonisë pajtohen se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë keqësuar, por dilemë hapë nëse numrat e publikuara në anketën e djeshme të Qendrës joqeveritare për tolerancë ndëretnike, janë me të vërtetë të sakta.
Avokati i popullit Ixhet Memeti, i cili sot mori pjesë në seancën e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, theksoi se në shoqëritë multietnike siç është Maqedonia, segmenti më i ndjeshëm janë marrëdhëniet ndëretnike.
"Për këtë të gjithë, duke filluar nga institucioni Obdusman, organet e tjera, pra edhe qytetarët duhet të përmbahen nga provokime të ndryshme. Duhet të përmbahen nga sjelljet që mund të rrisin tensionet, të cilat pastaj mund të krijojnë edhe konflikte", deklaroi memeti.
Ai tha se do të ishte joserioz nëse përgjigjet në pyetje të tilla pa pasur informata relevante.
Memeti thotë se anketa duhet të bëjnë organizata joqeveritare ose institucione të caktuara, të cilat kanë licencë për këtë.
Xhevat Ademi nga BDI-ja, tha se anketa e djeshme është porosi, të cilën duhet të gjithë seriozisht ta kuptojmë.
"Ky është fakt për të cilin duhet të gjithë seriozisht të mendojmë. Nëse diçka nuk na duhet në Maqedoni, ajo është keqësimi i marrëdhënieve mes bashkësive etnike në Maqedoni", tha Ademi
Çështja për keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike është shumëdimenzionale, thotë Ademi, duke u përgjigjur nëse për këtë gjendje janë fajtorë vetëm partitë në pushtet.
Viti i kaluar 2009, për Imer Selmanin nga Demokracia e Re nuk ishte i mirë në sferën e marrëdhënieve ndëretnike dhe sipas tij kjo vazhdon edhe në vitin 2010.
"Nuk është rastësisht, as nuk duhet të befasohemi se marrëdhëniet ndëretnike kanë rënë në nivelin më të ulët pas vitit 2001. Kjo Qeveri nuk e dha provimin në sferën e marrëdhënieve ndëretnike dhe proceset integruese për në BE dhe NATO i vendosi në pozitë të nënshtruar. Nëse nuk ndërmerret diçka që të përmirësohen këto situata, do të ketë keqësim të marrëdhënieve ndëretnike. Absolutisht duhet të ndryshohet kursi, sepse për fat të keq, do të kemi trazira, do të kemi klimë jostabile politike", tha Selmani.
Ai pajtohet se edhe opozita ka pjesë të saj, por tha se Qeveria është ajo që i merrë vendimet dhe e cila e ka shumicën në Parlament.