Gjatë këtij takimi delegacioni i kompanive amerikane, njoftoi përfaqësuesit e USHT-së, me kushtet dhe mundësitë që iu ofrohen studentëve, gjatë punësimit të tyre sezonal në SHBA.
Në USHT, gjatë ditës së enjte (04.02.2010), qëndroi një delegacion i përbërë Tracie Baravalle, nga Kompania INTRAX, Paila Martins nga Kompania Big Kahunas, si dhe Aleksandar Manojlovski nga Zip Travel, të cilët në kuadër të Panairit të punës Job Fair 2010, i cili u organizua nga Qendra për shërbime studentore dhe karrierë (QeSHK) e USHT-së, intervistuan studentët e USHT-së si dhe të ardhur nga të gjitha universitetet e rajonit, të cilët kanë shprehur interesim, për punë sezonale gjatë muajve të verës, në Kompanitë amerikane.
Para fillimit të intervistave me studentët e interesuar, delegacioni amerikan, realizoi një takim me nikoqirët e tyre nga USHT-ja, të kryesuar Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, Dr, Bashkim Ziberi. Gjatë këtij takimi delegacioni i kompanive amerikane, njoftoi përfaqësuesit e USHT-së, me kushtet dhe mundësitë që iu ofrohen studentëve, gjatë punësimit të tyre sezonal në SHBA.
Më pas në Amfiteatrin e USHT-së, u organizua një prezantim i përgjithshëm me të gjithë të interesuarit, rreth ofertave dhe mundësive të tyre për të qëndruar dhe punuar në SHBA, gjatë sezonit të verës.
Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, Dr, Bashkim Ziberi, deklaroi se ky Panair është një mundësi mjaft e mirë për studentët, që jo vetëm të fitojnë materialisht, por edhe të njihen me një kulturë mjaft të avancuar, si dhe me punën që zhvillohet në kompanitë më me renome amerikane.
Përgjegjësi i Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë (QeSHK) të USHT-së, Daut Memeti, tha se ky aktivitet është pjesë e platformës dhe programit të QeSHK-ut, për integrimin dhe avancimin e studentëve me zhvillimet më të r4eja në botë. Sipas z. Memeti, e veçanta më e madhe e këtij Panairi, të organizuar në USHT, është ajo se në të patën mundësi të konkurrojnë edhe studentë të universiteteve tjera të vendit dhe të rajonit, të cilët edhe ishin të pranishëm, gjatë ditës së sotme.
Tracie Baravalle nga Kompania INTRAX, u shpreh mjaft e kënaqur me interesimin e studentëve për Panairin e punës Job fair 2010, që organizohet nëpërmjet programit ËORK & TRAVEL, program ky që mundëson shkëmbimin kulturor të studentëve dhe mundëson qëndrim dhe aktivitet pune në SHBA, në kohën e pushimit veror me kohëzgjatje maksimale deri në 4 muaj.
Sipas zonjës Baravalle, rezultatet për studentët e pranuar, do të shpallen gjatë ditëve më vijim.