Në këtë takim, Ministri Hyseni dhe Sekretarja Clinton kanë biseduar për proceset në Kosovë, sidomos për njohjet, për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe për hapat që duhet të merren për të çuar proceset në Kosovë drejt integrimit të saj në strukturat ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, është takuar në Washington me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Në këtë takim, Ministri Hyseni dhe Sekretarja Clinton kanë biseduar për proceset në Kosovë, sidomos për njohjet, për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe për hapat që duhet të merren për të çuar proceset në Kosovë drejt integrimit të saj në strukturat ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për pengesat që po i bëhen Kosovës në bashkëpunimin rajonal, me theks të posaçëm bllokadat në politike dhe ekonomike, për të cilat Sekretarja e Shtetit ka bërë të ditur se është e njoftuar mjaft mirë.
Në këtë rast, Ministri Hyseni e ka ftuar Sekretaren Amerikane të Shtetit që të vizitojë Kosovën, ftesë të cilën Sekretarja Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhe ka premtuar se kjo vizitë mund të realizohet brenda këtij viti.
Shefi i diplomacisë kosovare po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në ngjarjen tradicionale Lutjet e Mëngjesit.