Të akuzuarit kanë dashur të hakmerren për aksioni, policor Stuhia malore në Brodec dhe nga automobili në lëvizje me pushkë automatike kanë shtënë drejt pjesëtarëve të njësitit policor tigrat, me ç'rast Marovski e humbi jetën, ndërsa katër kolegët e tij ishin të lënduar rëndë".
Gjykata penale në Shkup te ejnten u shqiptoi dënim me burg të përjatshëm Harun Aliut, Ismail Akemit dhe Bashkim Bajramit për "vrasje të pjesëtarit të njësitit policor tigrat Zoran Markovski që ndodhi para dy viteve në afërsi të pompës së benzinës së Makpetrolit në Autokomandë".
Sipas aktakuzës qe e lexuan gjykatesit: "Aliu, Akemi dhe Bajrami më 3 janar të vitit 2008 pas zgjedhjes së rastësishme e kanë sulmuar xhipin policor në të cilin është transportuar Markovski edhe katër kolegët të tij.
Të akuzuarit kanë dashur të hakmerren për aksioni, policor Stuhia malore në Brodec dhe nga automobili në lëvizje me pushkë automatike kanë shtënë drejt pjesëtarëve të njësitit policor tigrat, me ç'rast Marovski e humbi jetën, ndërsa katër kolegët e tij ishin të lënduar rëndë", thuhet ne akuzë
I akuzuari i katërt Bekim Dardhishta është dënuar me tre vjet burg sepse, siç thuhet në akuzë, "ka ditur për sulmimin e xhipit policor, por nuk e ka denoncuar".
Policia i arrestoi Akemin dhe Dardhishtën, ndërsa Haruni Aliu dhe polici Bashkim Bajrami ende janë në arrati.