"Biznesmenët tanë, të cilët tashmë janë të pranishëm me kapitalin e tyre në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi, planifikojnë të përhapen edhe në Maqedoni, si vend që është pjesë e tregut ballkanik. Bashkëpunimin e shohin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat merren me import, eksport, distribuim, përfaqësim dhe tregti", deklaroi Federiko Kasi, kryetar i Asociaacionit të investitorëve italianë në Bullgari.
Afaristë italianë të pranishëm në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi do t'i përhapen bizneset edhe në Maqedoni
Energjetika, bujqësia, zejtaria dhe prodhimi i auto pjesëve janë sektoret më të interesuara për kompanitë italiane, inevstitorë potencialë në Maqedoni. Përfaqësues të tyre sot në Odën ekonomike u takuan me kolegët e Maqedonisë dhe i shqyrtuan mundësitë për fillim të bizneseve të përbashkëta.
"Biznesmenët tanë, të cilët tashmë janë të pranishëm me kapitalin e tyre në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi, planifikojnë të përhapen edhe në Maqedoni, si vend që është pjesë e tregut ballkanik. Bashkëpunimin e shohin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat merren me import, eksport, distribuim, përfaqësim dhe tregti", deklaroi Federiko Kasi, kryetar i Asociaacionit të investitorëve italianë në Bullgari.
Maqedonia vlerësoi Kasi, ka potencial të madh për agrobiznes.
Ai porositi se shoqërimi i sipërmarrësve italianë me ata nga Maqedonia është një nga mënyrat për kapërcimin e krizës, për përmiësim të shkëmbimit tregtare dhe për rritje të investimeve të drejtpërdrejta.
Afaristët nga Italian konsiderojnë se Maqedonia ngec në pjesën e sipërmarrësisë dhe investimeve të huaja, por, nga ana tjetër janë të bindur se ekziston e ardhme për zhvillim.
Sipas Odës ekonomike, avantazhi ynë janë kontratat për tregti të lirë dhe CEFTA, sepse 82 për qind e tregtisë së Maqedonisë zhvillohet në atë mënyrë. Kjo afaristëve italianë u mundëson rrjedhje më të madhe të mallrave me vendet jashtë Bashkimit Evropian, si tregjet e mëdha në Turqi dhe ukrainë.
Italia është partneri i pestë më i madh tregtar i Maqedonisë. Në vitin 2008 shkëmbimi tregtar mes dy vendeveka qenë 703,9 milionë dollarë amerikanë me 61, 9 milionë dollarë deficit tregtar. Vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar në 11 muajt e parë ka qenë për 123,1 milionë dollarë ose për 19,2 për qind më i vogël nga shkëmbimi në vitin 2008. Eksporti është zvogëluar për 103 milionë dollarë ose 34,9 për qind, ndërsa importi për 20,1 milionë ose 5,9 për qind.
Investimet e drejtpërdrejta italiane në Republikën e Maqedonisë nga viti 2004 deri në vitin 2008 arrijnë 123,69 milionë euro ose pothuajse dy për qind nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të huaja për periudhën e njejtë.