E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky seminar është një projekt i përbashkët i Universitetit të Rjekës nga Kroacia (Dr. Boris Dudaš, Katedra për gjuhë gjermane), USHT-së (Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti) dhe Programi i lektorëve i Robert Bosch Stiftung (Institut nga Gjermania).
Seminar dyditor pėr Procesin e Bolonjės nė USHT

















Në Universitetin Shtetëror të Tetovës më 2 dhe 3 shkurt u zhvillua seminari dyditor për procesin e Bolonjës në Evropë, implementimin e këtij procesi në Maqedoni dhe në rastin konkret, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ky seminar është një projekt i përbashkët i Universitetit të Rjekës nga Kroacia (Dr. Boris Dudaš, Katedra për gjuhë gjermane), USHT-së (Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti) dhe Programi i lektorëve i Robert Bosch Stiftung (Institut nga Gjermania).

Në këtë aktivitet, udhëheqëse ishte Maike Lindner, lektore në Brest/Bjellorusi, në bashkëpunim me lektorët; Romea Kliewer (Rjekë) dhe lektorin në USHT, Michael Sallat.

Pjesëmarrës në këtë seminar dyditor ishin dekanët e fakulteteve të ndryshme dhe koordinatorët e fakulteteve për procesin e Bolonjës. Si temë kryesore e seminarit ishin sfidat dhe mundësitë, të cilat paraqiten gjatë implementimit të procesit të Bolonjës në Evropë dhe veçanërisht në Maqedoni.

Si temë tjetër ishte edhe zhvillimi i kurikulave të programeve studimore, sipas kërkesave të reja dhe implementimi i tyre në universitete. Këto tema u diskutuan nëpërmjet referateve teorike, gjithashtu, me ndihmën e një metode simuluese u trajnuan edhe me shembuj praktikë.

Përmes kësaj, pjesëmarrësit kishin mundësi të kenë një vështrim të përgjithshëm për kërkesat e procesit të Bolonjës, mundeshin t’i pasurojnë njohuritë e tyre duke parashtruar pyetje konkrete dhe shansin që të njoftohen me reformat e këtij procesi.

Me siguri që ky seminar i shpiu pjesëmarrësit në transparencën e procesit të Bolonjës.
Seminar dyditor për Procesin e Bolonjës në USHT
Seminar dyditor për Procesin e Bolonjës në USHT
Seminar dyditor për Procesin e Bolonjës në USHT
Seminar dyditor për Procesin e Bolonjës në USHT
Seminar dyditor për Procesin e Bolonjës në USHT

Publikuar: 05.02.2010 | 04:23
Lexuar: 936 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime