E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me përfaqësuesit e administraës amerikane është biseduar për kontributin e Maqedonisë në NATO dhe ndihma që e marrim nga Aleanca Veriatlantike, ndërsa janë hapur edhe çështjet të cilat lidhen me integrimin e Maqedonisë në Aleancë.
Ivanov: NATO dhe BE-ja janė ardhmėria jonė pa alternativė








NATO dhe BE-ja mbeten ardhmëria jonë e cila është pa alternativë, deklaroi sot presidenti Gjorge Ivanov pas përfundimit të Konferencës së sigurisë në Munih.

"Edhe pse në këtë proces jemi të penguar nga një politikë e absudreve dhe politikë e imponuar me dhunë, bëjmë gjithçka dhe po gjejmë mënyrë se si t'i zhbllokojmë këto procese", theksoi Ivanov.

Ai informoi se në këtë kontekst kanë qenë edhe takimet që i realizoi në margjinat e konferencës, njoftoi raportuesi i MAI-s.

Me përfaqësuesit e administraës amerikane është biseduar për kontributin e Maqedonisë në NATO dhe ndihma që e marrim nga Aleanca Veriatlantike, ndërsa janë hapur edhe çështjet të cilat lidhen me integrimin e Maqedonisë në Aleancë.

Ivanov tha se është biseduar edhe për procesin i cili zvillohet në kuadër të KB-së dhe për nevojën e dinamizimit të tij. Në këtë kontekst është edhe takimi me Metju Nimicin e cila duhet të mbahet nga fundi i këtij muaji.

Në takimin me ministrin britaik të Mbrojtjes Bob Einsvort, mes tjerash, është biseduar për bashkëpunimin që Maqedonia dhe Britania e Madhe e kanë në eurointegrimet, si dhe për ndihmën britanike për Armatën e Maqedonisë.

Në bisedën me zëvendëskryeministrin e Federatës Ruse Sergej Ivanov janë hapur çështje për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve me ç'rast është konstatuar se ajo merr intensitet.

"Me këto takime dëshiroj të theksoj se edhe pse jemi të bllokuar në procesin e integrimeve euroatlantike, ne megjithatë duhet të kemi parasysh se jemi shtet i pavarur, i cili bisedon me të gjitha subjeketet të cilat mund të ndihmojnë për zhbllokimin e këtoj procesi dhe i kemi të gjitha ato momente të cilat duhet të shfrytëzohen për afirmimin e Republikës së Maqedonisë dhe hapje e perspektivat që i pasojnë Maqedonisë si shtet i pavarur", nënvizoi presidenti i Maqedonisë Ivanov

Publikuar: 07.02.2010 | 12:35
Lexuar: 324 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime