E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimi politik dhe antiligjor i ministrit Todorov praktikisht është një pazar pa hanxhiun, pa ata të cilët duhet ta zbatojnë, pra pa e marrë parasysh faktin nëse nxënësit shqiptarë mund të përballojnë mësimin e tri gjuhëve që në klasën e parë.
Kėshilli i komunės sė Zhelinės, jo mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė







Këshilli i Komunës së Zhelinës diskutoj në lidhje me vendimin e Ministrisë së arsimit për mësimin e gjuhës maqedone nga doli konkluzioni se mësimi i gjuhës maqedonase nga klasa e parë është i pa arsyeshëm, politik dhe antiligjor.

“Vendimi i ministrit të arsimit Nikolla Todorov për mësimin e gjuhës maqedonishte në shkollat shqipe që nga klasa e parë fillore e konsiderojmë të pa arsyeshëm, të pa matur, madje tendencioz, duke marrë parasysh faktin se në drejtim të realizimit të këtij vendimi nuk janë bërë kurfar konsultimesh e përgaditjesh, kurfar analiza e studimesh profesionale, shkencore – pedagogjike.

Vendimi politik dhe antiligjor i ministrit Todorov praktikisht është një pazar pa hanxhiun, pa ata të cilët duhet ta zbatojnë, pra pa e marrë parasysh faktin nëse nxënësit shqiptarë mund të përballojnë mësimin e tri gjuhëve që në klasën e parë, thuhet në kumtesën e Këshillit të Komunës së Zhelinës

Qëllimin e integrimit ministri e ka kuptuar gabimisht ose ashtu do ta kuptoje, ngase integrimi në të vërtetë nënkupton reciprocitetin, pra edhe mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit maqedonas. Së këtejmi, vendimi diskriminues i ministrit të arsimit Nikolla Todorvo duhet të tërhiqet menjëherë, duke marë parasysh pasojat që mund ti ketë për arsimin shqip dhe për marëdhëniet edhe ashtu të acaruara ndëretnike” thuhet në ragimin e Këshillit të Komunës së Zhelinës, thuhet në kumtesën e Këshillit të Komunës së Zhelinës

Publikuar: 08.02.2010 | 03:22
Lexuar: 501 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ilir (09/02/2010 02:14:24) Eshte vendim politik i mistrecit Todorov bashke me kllapen e tije. Ky vendim nga te gjithe shqiptaret duhet injoruar.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime