E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Mbrëmë rezultatet nga anketat e dala nga agjencia "Risërç end brending grup" treguan se Viktor Janukoviç fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë me 50,26 për qind të votave, përkundër 44,2 për qind për Julia Timoshenko.
Janukoviēit para Timoshenkos prej 2,74 pėr qind tė votave








Avantazhi i liderit opozitar Viktor Janukoviç në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Ukrainë është për 2,74 për qind para kryeministres Julia Timoshenko, nga numërimi i 87,3 për qind të votave, kumtuan agjencitë botërore, duke iu referuar Komisionit qendror zgjedhor.

Për Janukoviçin kanë votuar 48,54 për qind, ndërsa për Timoshenkon 45,80 për qind e votuesve.

Mbrëmë rezultatet nga anketat e dala nga agjencia "Risërç end brending grup" treguan se Viktor Janukoviç fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë me 50,26 për qind të votave, përkundër 44,2 për qind për Julia Timoshenko.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale parashikimet e kësaj agjencie ishin më afër me rezultatet përfundimtare.

Anketa u bë me porosi të kanalit televiziv "Ukraina" dhe përfshiu 10.000 persona në mbi 500 vendvotime. Gabimi i metodit statistikor nuk i tejkalon dy për qind.

Publikuar: 08.02.2010 | 16:31
Lexuar: 71 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime