Gjatë takimeve pritet të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, për proceset në lidhje të realizimit të orientimeve të jashtme-politike identike në pjesën e integrimit euroatlantik dhe bashkëpunimit rajonal. Vëmedje të posaçme do të kushtohet në mundësitë për intesifikimin bashkëpunimit ekonomik dypalësh.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Antonio Milloshoski, me ftesë të kolegut të tij shqiptar Ilir Meta, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë, Shqipëri.
Krahas bisedimeve me nikoqirin e tij, shefi i diplomacisë Milloshoski do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe nga kryeministri i Sali Berisha.
Gjatë takimeve pritet të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, për proceset në lidhje të realizimit të orientimeve të jashtme-politike identike në pjesën e integrimit euroatlantik dhe bashkëpunimit rajonal. Vëmedje të posaçme do të kushtohet në mundësitë për intesifikimin bashkëpunimit ekonomik dypalësh.
Gjatë vizitës ministrat Milloshoski dhe Meta do të nënshkruajnë Protokoll për bashkëpunim mes ministrive të punëve të jashtme të të dy vendeve dhe Protokoll për bashkëpunim mes Drejtoria për edukim diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Akademisë diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Është paraparë shefi i diplomacisë së Maqedonisë të mbajë fjalim para pjesëmarrësve të Akademisë diplomatike të Shqipërisë.