E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në goditjet e dashurisë mbretëresha e popit Madonna është mësuar tashmë, e kur mori vesh se djaloshi i saj Jesus Luz e ka tradhtuar me nj manekine braziliane, ajo nuk priti shumë për ta kthyer goditjen. Gjahu i saj i ri është 27 vjet më i vogël dhe quhet Jon Kortajaren, kurse me profesion është aktor.
Madonna i hedh syte nje aktori te ri

















Kortajaren është yll i filmit “A single man” dhe në premierën e paradokohshme të filmit në New York, Madonna ia hodhi sytë këtij të riu. Sipas fjalëve të të pranishmëve, këngëtarja 51-vjeçe pa fije turpi dhe në prani të të gjithëve ia bënte vazhdimisht me sy aktorit, transmeton gazeta “Veçernji list e Zagrebit. Kjo qasje sikur pati sukses dhe menjëherë pas premierës ata dy përfunduan në një darkë të përbashkët. Madonna me atë rast i premtoi se do t’ia hapë dyert e botës së të famshmëve.

Derisa ajo luante lojën me sy me të preferuarin e saj, ish-i dashuri Jesus kënaqej në Brazil. Prej atje i dërgoi porosi Madonnës se me të nuk dëshiron më të ketë aq miqësi. Epilogu i tregimit të dashurisë me Jesusin aq shumë e nevrikosi Madonnën sa ajo me qëllim vendosi t’i hidhej në qafë të parit që do t’i dilte përpara. Kurse i pari i tillë ishte aktori Jon.

Publikuar: 09.02.2010 | 04:35
Lexuar: 864 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime