Etika nuk është zëvendësim për mësim-besimin, e cila do të jetë etikë e religjioneve dhe do të mësohet si lëndë zgjedhore. Etikën do ta ligjërojnë filozofë. Është shpallur konkurs për libër të lëndës.
Prej 1 shtatorit të vitit 2010 etika do të jetë lëndë e detyrueshme në klasën e gjashtë.
Qëllimi i vendosjes së kësaj lënde mësimore është që nxënësit që në moshën 12-vjeçare të njihen me rëndësinë e etikës dhe moralit në jetën e njeriut dhe t'i zbulojnë dhe respektojnë raportet etike ndërmjet njerëzve dhe të zhvillojnë shkathtësi të tolerancës, respektimit dhe bashkëpunimit me të tjerët, arsyetuan në Ministrinë e Arsimit.
Etika nuk është zëvendësim për mësim-besimin, e cila do të jetë etikë e religjioneve dhe do të mësohet si lëndë zgjedhore. Etikën do ta ligjërojnë filozofë. Është shpallur konkurs për libër të lëndës. Është paraparë që ajo të mbahet një herë në javë, kjo do të thotë, 36 orë gjatë vitit shkollor, që kjo të mos jetë ngarkim i dukshëm për nxënësit.