E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompania informoi se tërheqja i dedikohet modeleve "Akord", "Sivik", "Odisej" dhe "CR-V" të prodhuara në vitin 2001 dhe 2002, si dhe të "Akura TL" nga viti 2002.









Gjiganti japonez i automobilave "Honda" njoftoi se nga tregu do të tërheqë 437.000 automobila të tij, për shkak të problemeve me jastëqet ajrore, të cilat deri tani ishin arsye për një të vdekur dhe 11 persona të lënduar.

Pjesa më e madhe e automjeteve "Honda", pothuajse 379.000, do të tërhiqen në SHBA.

Kompania informoi se tërheqja i dedikohet modeleve "Akord", "Sivik", "Odisej" dhe "CR-V" të prodhuara në vitin 2001 dhe 2002, si dhe të "Akura TL" nga viti 2002.

Si arsye për tërheqje të automjeteve theksohet problemi i regjistruar me fryrjen dhe pëlcitjen e jastëqeve ajrore, të cilët aktivizohen në automjet në rast ndeshjeje.

"Honda", i cili është prodhuesi i dytë japonez i automjeteve sipas madhësisë, në nëntor të vitit 2008 publikoi se do të tërheqë rreth 4.000 automobila të modeleve "Akord" dhe "Sivik", për shkak të defektit të sistemit të fryrjes së jastëqeve ajrore, ndërsa vitin e kaluar në korrik paralajmëroi tërheqje të edhe 440.000 modeleve të tij.

Publikuar: 10.02.2010 | 16:17
Lexuar: 623 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime