E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendosmëria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të shikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare,por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke.
Rėndėsia historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881










Jeton Ahmeti

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka një vlerë të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar ku e bëri të njohur,autoktoninë e këtij populli të lashtë në arenën ndërkombëtare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë patriotike revolucionare, me karakter politik dhe ushtarak e cila veprimtarinë e saj e zhvilloi në kushtet e sundimit shekullor osman,ajo lindi nga vrulli patriotik i masave popullore dhe e udhëhoqi popullin shqiptar për tre vjet me rradhë si në aspektin luftarak ashtu edhe në atë diplomatik, gjatë asaj kohe populli shqiptar ishte në vështërsi të madhe, ku gjendej në luftë kundër prepotencës së Fuqive të Mëdha, agresivitetit të fqinjëve tonë shovinist,dhe brutaltetit të Portës së Lartë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit dhe formimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua dhe veproi në një nga çastet më dramatike që kalonte Shqipëria gjatë shekujve të rëndë të sundimit osman,në kohën kur Rusia cariste me Traktatin e Shën-Stefanit ku dëshironte ta shuante edhe prej hartës politike ballkanit kombin shqiptar,dhe pastaj Fuqitë e Mëdha me vendimet e Kongresit të Berlinit,jo vetëm nuk e trajtuan Shqipërinë si subjekt të drejtash kombëtare, por shkuan edhe më tej ku vendosën të bëjnë copëtimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve tonë shovinist.

Jeton Ahmeti

Në këto rrethana dramatike për fatin e Shqipërisë Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër detyrën e madhe historike të bashkonte mbarë popullin shqiptar në luftë për të afirmuar indinditetin e tij kombëtar në arenën ndërkombëtare,për të kundërshtuar copëtimin e trojeve amtare në dobi të shteteve fqinje,dhe për të realizuar detyrën madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare formimin e shtetit kombëtar shqiptar.Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelmendit, e të Ulqinit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin për ti knaqur aspiratat sllave dhe ato helene.

Kjo vendosmëri e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të shikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare,por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp pasi i arriti qëllimet e programit të Rilindjes Kom bëtare Shqiptare,materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe terrori policor i Perand orisë Osmane,në të vërtetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shuajt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha kombit shqiptar një varg mësimesh të rëndësishme për vazhdimin e më vonshëm të lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve dhe programin e saj politik deri në fitoren e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912.


Publikuar: 11.02.2010 | 01:18
Lexuar: 1247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime