Për momentin kujtohemi që për qentë të cilët enden rrugëve pa pushim, ka akte nënligjore, organizohen tribuna, mbahen mbledhje të ndryshme, merren mendime të specialistëve të fushave të caktuara etj, etj. Por si për çudi të madhe nuk kalon shumë kohë e gjatë dhe qentë endacakë në vend që të pakësohen ata më shumë shtohen.
A kemi ligje apo skemi.... i njëjti debat hapet herë pas here. Dhe ndërkohë që debatojmë për të njëjtën gjë, në mbrëmje duke ecur nëpër rrugët kryesore të qytetit na kalojnë përpara një tufë me qen endacakë që bashkohen me një tjetër tufë dhe shtrihen nëpër rrugë apo edhe nëpër lulishte.
Për momentin kujtohemi që për qentë të cilët enden rrugëve pa pushim, ka akte nënligjore, organizohen tribuna, mbahen mbledhje të ndryshme, merren mendime të specialistëve të fushave të caktuara etj, etj. Por si për çudi të madhe nuk kalon shumë kohë e gjatë dhe qentë endacakë në vend që të pakësohen ata më shumë shtohen.
Nuk mund të dalë njeriu i qetë sidomos në mëngjes kur është orari për të shkuar në shkollë apo të rriturit për në punë. Smund ti shohësh me sy ato krijesa aq vitale. Në mesin e tyre mund të shohësh kafshë të cilat janë të gjymtuara e të sëmura, por ajo që më tepër të brengos është fakti se po shtohen rastet e atyre me tumore të frikshme në trup.
Kafshët e pafajshme që gjithnjë kanë të njëjtën pamje të frikësuara, papritur mund të kthehen edhe në një armë bakteriologjike, që sdihet se çfarë sëmundje mund të përhapin, duke u përzierë me kafshët shtëpiake që jetojnë në një ambient.
Por kur shteti nuk arrin dot të fitojë luftën me qentë endacake, çmund të presësh më shumë. Nga komuna e Tetovës sqarojnë se kompetente për qentë endacakë është NPK Tetova, e cila ndërkohë është duke përpiluar një projekt për ti zënë qentë endacakë dhe për trajtimin e tyre në bazë të të gjitha normave.