E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej një kohë të gjatë është larguar nga vëmendja e publikut, duke dëshiruar të jetojë e qetë dhe pa thashetheme. Vajza kosovare e cila për një kohë tepër të shkurtër u bë emër i përfolur në media falë programit “Big Brother 1”, qoftë duke u kritikuar qoftë duke u admiruar nga publiku, po i jep fund beqarisë. Ajo dje është fejuar me Kushtrim Sadikun me të cilin është në lidhje një kohë të gjatë. Për planet rreth studimeve, punës, si dhe për fejesën e saj, në një intervistë ekskluzive për “Panorama plus”, rrëfehet Besarta Abdullahu.
Fejohet zyrtarisht Besarta Abdullahu, ish pjesėmarrėse nė BB1













Blerand Rexhepi


U bë kohë që je zhdukur nga vëmendja e mediave, pse?

Sepse më shumë më pëlqen jeta jashtë mediave, e adhuroj jetën e qetë këtë që po jetoj tani, me njerëzit që i dua dhe që më duan me të vërtetë.

Të ka besdisur ky popullaritet që kur dole nga “Big brother”?

Të them të drejten ishte një gjë shumë e re për mua, dhe unë nuk isha e përgatitur për të, por gjithsesi ishte vërtet bukur, ishte një përvojë shumë e mirë dhe e paharruar për mua.

Prej se e ke bërë publike lidhjen e dashurisë, nuk je shprehur edhe aq shumë nëpër media, pse?

Sepse dua ta ruaj jetën private më shumë për vete, duke qenë jeta në qendër të vëmendjes në media nuk është dhe shumë e mirë pasi unë nuk e preferoj. Dua të jetoj e qetë dhe e lumtur me Kushtrimin, kështu siç jemi tani.

Dëshironi të vazhdoni akoma në lidhje apo keni vendosur për hapat e rëndësishëm të jetës?

Është një hap goxha i rëndësishëm prandaj ne vendosëm që dashurinë tonë ta bëjmë edhe më zyrtare, duke bërë fejesën tonë më 5 shkurt, kurse më pastaj të shohim…

Po bashkëjetesën e dëshironi?

Kemi gati një vit që bashkëjetojmë dhe jemi shumë të lumtur.

Publikuar: 10.02.2010 | 13:08
Lexuar: 2111 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Astrit.Abdullahu (19/04/2010 18:26:34) Besarta eshte nje nderė femrat ma te sukseshme ne medjat shqiptare,dhe ka nje karakter dhe moral shum te fort nuk i priton snje gjeje punon me vullnet shum te madhe pa u ndalur fare.Urime fejesen Besarta dhe jete te lumtur ne ēdo sfer te jetes tuaj.Nuk jam familjar i Besartes edhe pse mbajem mbiemer te njejte.
rosela (28/03/2011 01:45:24) besarta as nuk e ke iden sa tkam shiku te bigubashk me familjen kam gjesh kam gjar bash me ty,por me ta then drejten ka pas shum merak me lidh me arbrin po ja nuk ndodhi zoti tdhasht jet lumtur me cilin tjesh urime fejesa lock teper na mungon se nuk dukesh naper media i lutem topit teta bojn nje ftes te e diell,se jetoj perendim jemi tnvarur prej mediave
,tpu****lock krej familja sidomos mami im teper tka shiku

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime