Ekipet kujdestare të "Rrugët e Maqedonisë" filluan me pastrimin, por për shkak të madhësisë së rëshqitjes vlerësohet se gjatë ditës së sotme nuk do të pastrohet rruga.
Aksi rrugor Dibër - Mavrovë në pjesën Dibër - Zhirovnicë edhe mëtej është në ndërprerje, për shkak të shembjes së madhe, e cila dje ra në afërsi të manastirit "Shën Jovan Bigorski".
Nga të dy anët e rrugës intensivisht është punuar gjatë natës, ndërsa heqja e shembjes së madhe të gurit, dheut, borës dhe drunjve vazhdon.
Sipas seksionit të Dibrës të "Rrugët e Maqedonisë" ende nuk mund të thuhet se kur do të lëshohet rruga, për shkak se sa më shumë që hyhet drejt mesit të shembjes gjërat shkojnë gjithnjë e më vështirë për shkak të gurëve të mëdhenj dhe drunjve të shumtë. Në pastrimin janë inkuadruar ekipe dhe tre makina të ndërtimit të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Nga Drejtoria informojnë se nga ana e Mavrovës deri tani janë pastruar 100 metra. Për fat të mirë nga pjesa deri tani e pastruar nën shembjen nuk ka automjete dhe njerëz.
Disa fshatra nga rajoni i Rostushës ende janë pa energji elektrike.
Rruga Mavrovë-Dibër është mbyllur për qarkullim për shkak të rëshqitjes së dheut
Rruga Mavrovë-Dibër në afërsi të Rostushës është mbyllur për qarkullim për shkak të një rëshqitjeje të madhe të dheut në rrugë.
Bëhet fjalë për një rrëshqitje të madhe të dheut dhe të gurrëve që ndodhi sot rreth orsë 14:30 minuta dhe e ndërpreu qarkullimin rrugor të drejtimit rrugor Dibër-Mavrovë, në pjesën e rrugës te pompa e benzinës të makpetrolit në Lumin e poshtëm. Sipas informacioneve të para nga "Rrugët e Maqedonisë" në Dibër bëhet fjalë për një rrëshqitje të madhe të tokës dhe gurëve me gjatësi prej rreth 200 metrash.
Janë shkatërruar edhe shtylla të energjisë elektrike dhe telefonike, por tani për tani nuk dihet nëse ka të ngujuar nga kjo rrëshqitje e dheut.
Ekipet kujdestare të "Rrugët e Maqedonisë" filluan me pastrimin, por për shkak të madhësisë së rëshqitjes vlerësohet se gjatë ditës së sotme nuk do të pastrohet rruga.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon që pasdife edhe gjatë natës shoferët të mos udhtojnë në këtë drejtim rugor.