Metodologjia e re e llogaritjes, që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë në mënyrë drastike do të zvogëlojë doganën, mëson ALSAT. Do të hiqet akciza e deritashme fikse e cila përcaktohej në përputhje me vëllimin e motorit dhe planifikohet që doganimi të bëhet sipas çmimit të automjetit.
Nëse miratohet propozimi i Ministrisë së Financave për ndryshimin e mënyrës së llogaritjes së akcizës, automjetet e vjetra që do të importohen do të jetë shumë më të lirë.
Metodologjia e re e llogaritjes, që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë në mënyrë drastike do të zvogëlojë doganën, mëson ALSAT. Do të hiqet akciza e deritashme fikse e cila përcaktohej në përputhje me vëllimin e motorit dhe planifikohet që doganimi të bëhet sipas çmimit të automjetit.
Deri te Qeveria janë propozuar 14 kategori, çdo grup i çmimeve do të ketë përqindjen përkatëse. Përshembull, nëse makina kushton 3 deri më 4 mijë euro, në këtë çmim do të shtohet 0.5 për qind akcizë. Nëse kushton prej 4 deri më 5 mijë euro, akciza do të jetë 1 për qind dhe kështu me radhë.