E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një mik i Klintonit i tha ABC News se ai ishte i ftohur dhe ndjehej i lodhur pas udhëtimit të tij në Haiti javën e kaluar, ku që nga tërmeti i 12 janarit ishte i angazhuar në mbikëqyrjen e ndihmave të Kombeve të Bashkuara.
Bill Klinton shtrohet nė spital










Për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton është shtruar të enjten në një spital të Nju Jorkut.

Këshilltari i tij, Dagllas Band, deklaroi se gjendja shëndetësore e Klintonit është e mirë. Hillari Klinton nga Uashingtoni ka shkuar për në Nju Jork për të qenë afër bashkëshortit të saj.

Një mik i Klintonit i tha ABC News se ai ishte i ftohur dhe ndjehej i lodhur pas udhëtimit të tij në Haiti javën e kaluar, ku që nga tërmeti i 12 janarit ishte i angazhuar në mbikëqyrjen e ndihmave të Kombeve të Bashkuara.

63 vjeçari Klinton në vitin 2004 i ishte nënshtruar një operacioni në kraharor.

Publikuar: 12.02.2010 | 15:31
Lexuar: 591 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime