E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç kumtuan meteorologët italianë, shkak për dëborën në Romë është cikloni arktik nën ndikimin e të cilit ndodhet ajo pjesë e Italisë dhe i cili kontribuoi që natën e kaluar temperatura në kryeqendrën italiane të lëshohet deri minus katër gradë.
Pėr herė tė parė pas 25 vjetėve nė Romė bie dėborė











Kryeqyteti italian Roma mëngjesin e sotëm gdhiu nën mbulesë dëbore, pasi që natën e kaluar në qytet filloi të bjerë borë pas pothuajse 25 vjetëve.

Siç kumtuan meteorologët italianë, shkak për dëborën në Romë është cikloni arktik nën ndikimin e të cilit ndodhet ajo pjesë e Italisë dhe i cili kontribuoi që natën e kaluar temperatura në kryeqendrën italiane të lëshohet deri minus katër gradë.

Autoritetet lokale në Romë apeluan deri te shoferët dhe këmbësorët të lëvizin me vëmendje nëpër rrugët e Romës, të cilat janë të mbuluara me borë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, disa metro stacione të Romës kanë mbetur të hapura gjatë gjithë natës së kaluar, me qëllim që në to të mund të strehohen të pastrehët.

Publikuar: 12.02.2010 | 17:25
Lexuar: 306 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime