Pastrimi i gurëve dhe borës të gjatë rreth 500 metra dhe të lartë prej 5 deri 7 metra, vazhdon edhe sot. Janë angazhuar pse makina ndërtimtarie nga komuna Qendra e zhupës, nga firma private Knauf Radika dhe nga NP Makedonija pat, si dhe pjesëtarë të njësisitit të specializuar republikan për pastrim të gërmadhave dhe nga njësia e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga Gostivari.
Janë pastruar rreth 300 metra nga shembja që dje e bllokoi rrugën Mavrovë - Dibër afër Rostushës. janë pastruar rreth 200 metra nga ana e Dibrës dhe rreth 80 metra nga ana e Mavrovës, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza.
Pastrimi i gurëve dhe borës të gjatë rreth 500 metra dhe të lartë prej 5 deri 7 metra, vazhdon edhe sot. Janë angazhuar pse makina ndërtimtarie nga komuna Qendra e zhupës, nga firma private Knauf Radika dhe nga NP Makedonija pat, si dhe pjesëtarë të njësisitit të specializuar republikan për pastrim të gërmadhave dhe nga njësia e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga Gostivari.
Në terren janë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, NP Makedonija pat, Stacionit poicor Rostushë dhe nga Qendra për menaxhim me kriza.
Shoferëve u rekomandohet të mos udhëtojnë në këtë rrugë rajonale. Rruga është tërësisht e bllokuar, ndërsa ka ndërprerje edhe në furnizimin me energji elektrike për shkak të rënies së më shumë shtyllave elektrike.
Rrëshqitja e tokës ndodhi dje në rrugën rajonale Gostivar-Dibër, afër vendin të quajtur "Zhirovniçko ançe" në afërsi të pompës së benzinës së "Makpetrol"-it. Shembja është shkaktuar nga reshjet intensive nga shiu dhe bora