"Projekti i Qeverisë për ndërtimin e objekteve sportive na kapi edhe neve si shkollë, dhe kjo ndikoi në prishjen e rrugës pasi që hynë kamionë të mëdhenj me hekur dhe materiale të ndryshme ndërtimore. Ne u ankuam në komunë dhe persona kompetent të cilët e shikuan vendin, e bënë projektin për rindërtimin dhe tani presim vetëm që të kryhen punimet e objektit sportiv që të fillojnë rregullimet e rrugës", tha Palloshi.
Oborri i shkollës fillore "7 Marsi" në Shkup, gjatë kësaj periudhe kohore ku mbizotëron moti i ligë me të reshura shiu dhe dëbore, është e mbuluar me baltë pasi që ende nuk janë përfunduar ndërtimet.
Drejtori i kësaj shkolle, Halil Palloshi, tha se njëherë është rregulluar rruga në oborrin e shkollës por fatkeqësisht u prish dhe u kthye situata e mëparshme.
"Projekti i Qeverisë për ndërtimin e objekteve sportive na kapi edhe neve si shkollë, dhe kjo ndikoi në prishjen e rrugës pasi që hynë kamionë të mëdhenj me hekur dhe materiale të ndryshme ndërtimore. Ne u ankuam në komunë dhe persona kompetent të cilët e shikuan vendin, e bënë projektin për rindërtimin dhe tani presim vetëm që të kryhen punimet e objektit sportiv që të fillojnë rregullimet e rrugës", tha Palloshi.
Ai tha se gjithashtu është duke u punuar në kanalin i cili do të lidhë shkollën me ngrohtoren dhe më në fund të zgjidhet edhe problem i ngrohjes. "Punimet e kanalit për lidhjen e shkollës me ngrohtoren janë duke u bërë, deri më tani kemi mbërri në gjysme të rrugës dhe shpresojmë që sa më shpejt të rregullohet edhe kjo punë.
Sipas planit të paraparë gjatë vitit tjetër pritet që të zgjidhen të gjitha problemet dhe mangësitë që i kishim deri më tani në këtë shkollë", tha Palloshi. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ai po zhvillohet në mënyrë të rregullt pasi që ndërtimet nuk pengojnë në kryerjen e detyrës së mësimdhënësve si dhe në përcjelljen e mësimit nga nxënësit.