E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Do t'ju mbajnë larg strukturave në të cilat dëshironi të hyni derisa nuk zgjidhet çëshjta me emrin. Kjo është e padrejtë, e pakuptueshme dhe përputhen me arsyet e shëndetshme dhe interesat e përbashkëta evropiane dhe atlantike, por kështu qëndrojnë punët dhe kjo është e vërtetë jetësore", tha Jensen
Jensen: Maqedonia duhet ta zgjidh kontestin me emrin qė tė bėhet pjesė e BE-sė dhe NATO-s
















Maqedonia duhet ta zgjidh problemin me emrin nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s, porositi ish ministri danez i Punëve të Jashtme Ufe Eleman Jensen në fjalimin e tij pas marrjes së dekoratës "8 Shtatori", dekoratë më e lartë e Republikës së Maqedonisë të cilën ia dorëzoi presidenti Gjorge Ivanov.

"Do t'ju mbajnë larg strukturave në të cilat dëshironi të hyni derisa nuk zgjidhet çëshjta me emrin. Kjo është e padrejtë, e pakuptueshme dhe përputhen me arsyet e shëndetshme dhe interesat e përbashkëta evropiane dhe atlantike, por kështu qëndrojnë punët dhe kjo është e vërtetë jetësore", tha Jensen.

Sipas tij, konflikti i cili u bë nyje e fuqishme dhe e pashkëputshme mund të zgjidhet me kompromis deri tek i cili mund të vihet në dy mënyra.

"Aleksandri i Madh ka gjetur mënyrë shumë të hapur ta zgjedh Nyja Gordiane. Shpresoj, se të gjithë pajtohemi se metoda e Aleksandrit nuk do të na ofrojë nga zgjidhja për problemin me të cilin ballafaqohemi. Ky problem duhet të zgjidhet me kompromis ku të gjitha palët e prekura do të lëvizin nga qëndrimet e tyre. Zgjidhja më e mirë është ajo me të cilën të dyja palët janë të kënaqura. Por, deri më tani kjo ishte e pamundur. Atëherë, zgjidhja e dytë më e mirë me siguri është kompromisi me të cilin dyja palët do të jenë pak të pakënaqura pasi që vendimi të jetë i qëndrueshëm nuk guxon të ketë as fitues as humbës", tha ish shefi i diplomacisë daneze Jensen.

Sipas tij, Maqedonia si vend i vogël me përbërje multietnike me efikasitet do të ballafaqohet me sfidat të i cilat i paraprijnë nëse fiton mundësinë që të bashkëngjitet nga BE dhe NATO së bashku me demokratët e tjerë evropianë, e që, siç shton, këtë mundësi vendi duhet ta fitojë sa më shpejt.

Jensen paralajmëroi se koha po skadon dhe se çmimi për kërkesën e qëndrimeve që Maqedonia i llogarit si të drejta dhe të arsyeshme, siç thotë, t'i tejkalojë përfitimet nga përfundimi i qorsokakut dhe fillimi i procesit për hyrje në BE dhe NATO. "Sapo të hyni do të jeni në pozitë më të mirë t'i mbroni interesat tuaja", tha Jensen duke u faleminderuar për dekorimin e lartë.

Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij theksoi se ndarja e dekoratës "8 Shtatori" për Jesenin, i jepet mirënjohje një miku të madh dhe të dëshmuar të Maqedonisë për kontributin e tij personal për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë nga pavarësia e saj deri më sot.

Ai u përqëndrua edhe në më shumë komentime të publikuara të Jesenit me të cilat jepet mbështetje Maqedonisë dhe etablimit të saj ndërkombëtar nga koha kur ishte kryesuese e Këshillit të ministrave të BE-së në vitin 1993 dhe shef i diplomacisë daneze, por më vonë edhe si kryetar i Partisë liberale daneze dhe të liberalëve evropianë.

Shefi i shtetit të Maqedonisë na përkujtoi në një kolumnë të Jesenit, publikuar në njërën nga gazetat më prestigjioze daneze, përkundër mirëmbajtjes së Samitit të NATO-s në Bukuresht, në të cilën ai e vlerësoi si sjellje të papranueshme dhe të llastuar të Greiqsë me rastin e kanosjeve të saj për bllokadë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

"Edhe pse jetoni aq larg nga Ballkani ju e ndjeni dhe e ndani me ne padrejtësinë e cila na është bërë. Për mua si dhe për ju nuk ekzistojnë kurrëfarë dilema për atë se ku Republika e Maqedonisë shkon dhe ku bën pjesë. Maqedonisë së ballafaquar ,e absurde dhe palogjikshmëri të këtilla dhe joparimësi gjithmonë i janë dashur njerëz me vizione", theksoi Ivanov, duke iu falenderuar vizionit të Jesenit, i cili në vazhdimësi ndihmon dhe qëndron në anën e së vërtetës.

Publikuar: 12.02.2010 | 06:33
Lexuar: 279 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime