Bëhet fjalë për 13 studentë nga fakultete të ndryshme që do të shkojnë në 4 universitete evropiane (Slloveni, Hungari, Poloni dhe Austri). Studentët janë përzgjedhur në bazë të konkursit të shpallur, në nëntor të vitit 2009. Në mesin e të përzgjedhurve ka një përfaqësim të drejtë gjinor dhe gjeografik, nga të gjitha qytetet prej nga janë shumica e studentëve të USHT-së
USHT-ja, si universiteti i vetëm në Maqedoni vazhdon me aktivitetet për mobilitet të studentëve në kuadër të Programit ERASMUS, që paraqet programin më masiv dhe më prestigjioz për mobilitet në Evropë, me mbi 2 milionë studentë të shkëmbyer, që nga fillimi i tij në vitin 1987.
Sipas këshilltarit për marrëdhënie ndërkombëtare të Rektorit të USHT-së, Dr. Bashkim Ziberi, promovohet grupi i dytë i studentëve nga USHT-ja, që do të kalojnë një semestër në ndonjë universitet evropian në kuadër të këtij programi.
Bëhet fjalë për 13 studentë nga fakultete të ndryshme që do të shkojnë në 4 universitete evropiane (Slloveni, Hungari, Poloni dhe Austri). Studentët janë përzgjedhur në bazë të konkursit të shpallur, në nëntor të vitit 2009. Në mesin e të përzgjedhurve ka një përfaqësim të drejtë gjinor dhe gjeografik, nga të gjitha qytetet prej nga janë shumica e studentëve të USHT-së.
Besojmë se këtë mundësi, që për momentin u ofrohet vetëm studentëve të USHT-së, ju do ta shfrytëzoni maksimalisht për të përfituar njohuri të reja nga fushat studimore përkatëse, por njëkohësisht kjo do të jetë edhe përvojë e re jetësore për ju, për një të ardhme në Evropën e bashkuar, pjesë e së cilës shpresojmë të jemi edhe ne, tha Ziberi duke iu drejtuar studentëve.
Koordinatori i Programit Erasmus, në USHT, Valon Abdiu, bëri të ditur se javën e ardhshme do të kthehen dy studentët e USHT-së, të cilët e përfunduan semestrin dimëror në Universitetin e Murcias në Spanjë.