E hënë, 20.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Subjektet politike shqiptare dhe sektori civil ashpër e kanë dënuar deklaratën e nënkryetarit të PDSH-së, Iljaz Halimi se partisë së tij nuk i pengon kisha në qendër të Shkupit dhe se kryeqytet i shqiptarëve qenka Tetova e jo Shkupi. BDI, DR dhe BDSH me këtë rast kanë akuzuar PDSH-në për politikë provinciale dhe për marrëveshje të fshehta me VMRO-në për çështje lokale dhe personale. Në mbrojtje të Halimit ka dalë vetë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili ka thënë se “ky është qëndrimi i partisë së tij”
Partitė dhe sektori civil me breshėri akuzash ndaj PDSH-sė




“Çka ka shpija kallëzon fëmija”


BEKIM BUÇI


Çka ka shpija kallëzon fëmija. Kështu me anë të thënies popullore partitë shqiptare e kanë komentuar deklaratën e funksionarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)-së Iljaz Halimi i cili deklaroi se partisë së tij nuk i pengon kisha në qendër të Shkupit dhe se kryeqyteti i shqiptarëve na qenka Tetova e jo Shkupi.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Demokracia e Re (DR) dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) e kanë dënuar ashpër deklaratën e nënkryetarit të PDSH-së dhënë në “Alsat”.

Sipas këtyre subjekteve me këtë PDSH-ja dëshmon se udhëheqë politikë lokale dhe se ka pasur marrëveshje të fshehta me VMRO-DPMNE-në.

Deputeti i BDI-së Safet Neziri e përkujton Halimin se Shkupi ka qenë kryeqytet i Vilajetit të Kosovës dhe se partia e tij do të merret me politikë qendrore e jo lokale.

“Deklarata e funksionarit të PDSH-së Iljaz Halimi tregon se partia e tij merret me politikë lokale. Dua ta njoftoj atë se kryeqytet i shqiptarëve deri në vitin 1912 ka qenë Shkupi si kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. Ne si BDI nuk do të merremi me politikë lokale por do të merremi me politikë qendrore dhe gjithçka që do të ndërtohet në qytetin e Shkupit nuk do të jemi indiferent por do ta japim kontributin tonë që qyteti i Shkupit të pasqyrojë realitetin multietnik në Maqedoni”, deklaroi Neziri.

Besim Dogani nga Demokracia e Re tha se çfarë thotë shtëpia e flet fëmija. Sipas tij, kjo tregon se PDSH-ja gjatë tërë kohës ka pasur marrëveshje të fshehta me VMRO-në për çështje lokale dhe interesa personale. “Çfarë thotë shtëpia e flet fëmija. Definitivisht edhe kjo ndodhi. U pa qartë se e gjithë politika shqiptare deri më tani është një manipulim i thjeshtë i popullatës. U pa thjeshtë se ajo që u tha nga Iljaz Halimi tregon se gjatë gjithë periudhës ka pasur marrëveshje të fshehta ose të drejtpërdrejta me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-në për çështje lokale pa pasur parasysh interesin e gjerë të popullit shqiptar kudo që ai gjendet në Shkup, Kumanovë, Strugë, Manastir dhe gjetiu”, deklaroi Dogani. Sipas tij, kjo flet për një zemërngushtësi politike e cila thirret dhe zhvillohet në bazë të interesave të ngushta personale dhe lokale.

Dogani theksoi se nëse vjen deri te ndonjë konsensus atëherë “Shkupi 2014” duhet të duket shumë më ndryshe nga ajo që e ka paraparë Qeveria. “Shkupi 2014 do të jetë edhe i shqiptarëve, do të ketë edhe xhami edhe figura të popullit shqiptar, por edhe pjesë të arkitekturës shqiptare”, u shpreh ai.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar i udhëhequr nga Bardhyl Mahmuti. “Duke dëgjuar deklaratat e Iljaz Halimit teleshikuesit e vendbanimeve tjera shqiptare mund të kenë krijuar përshtypjen se PDSH-së nuk i intereson se çka ndodh jashtë Tetovës. U garantojmë këtyre teleshikuesve se tetovarët e dinë se partisë private PDSH nuk i intereson asgjë tjetër pos pronave të saja private. E ky interes i kalon caqet e qytetit të Tetovës. I kalon edhe caqet e Maqedonisë si shtet! Nuk është vendi për detaje!”, thuhet në reagimin për media të BDSH-së. Sipas kësaj partie, përpjekjet e fshehjes së gjurmëve mund të çojnë patronin e kësaj partie të përjashtojë Iljaz Halimin pse i nxori të palarat e shtëpisë në çarshi.

Ndryshe, nënkryetari i PDSH-së Iljaz Halimi deklaroi se partisë së tij nuk i pengon ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit sepse në atë pjesë të qytetit jetojnë vetëm maqedonas. Halimi ka pranuar publikisht se vendimi për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit është marrë në vitin 2008 gjatë qeverisës së PDSH-së, kur është miratuar edhe vendimi për ndërtimin e xhamisë në Tetovë. Më tej Halimi ka thënë se atij nuk i intereson Shkupi, por Tetova sepse kryeqytet i shqiptarëve qenka Tetova e jo Shkupi.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka dalë në mbrojte të zëvendësit të tij Iljaz Halimi duke potencuar kështu edhe një herë se “PDSH-ja asnjëherë nuk mund të jetë kundër ndërtimit të kishave”. Sipas Thaçit, PDSH-ja, nuk ka qëndrime antifetare. “Megjithatë është qëndrimi i PDSH-së. Ne nuk mund të jemi kundër ndërtimit të asnjë kishe, nuk kemi qëndrime antifetare. Me çdo kusht insistojmë që xhamitë e myslimanëve shqiptarëve të cilët janë prishur si objekte ideologjike me eksploziv urgjentisht të ndërtohen”, thotë Thaçi.

Lëvizja qytetare “Zgjohu” është neveritur nga deklaratat e Halimit. “Zgjohu” në reagimin e saj konsideron që vetëm një joshqiptar mund të dakordohet me ndërtimin e kishës ortodokse mbi shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Nëna Terezë.

“Vetëm një joshqiptar mund të pajtohet me zhdukjen e gjurmëve shqiptare nga qendra e Shkupit dhe t’i bashkëngjitet fushatës së shfarosjes së frymimit shqip të kryeqytetit të vilajetit të Kosovës dhe kryeqendrës së Dardanisë, siç ndodhi me Manastirin, Ohrin dhe vendbanime tjera shqiptare në Maqedoni”, thuhet në reagimin e “Zgjohu”.

Kjo lëvizje, në kumtesë potencon, se me neveri e kanë ndjekur lehtësinë me të cilën Halimi justifikonte miratimin e projektit për ndërtimin e kishës ortodokse mbi truallin më domethënës shqiptar në sheshin e Shkupit.

“Nëse ndodh që Halimi edhe njëherë në jetën e tij të prononcohet për mediat, e lusim t’ia bëjë të qartë publikut para emisionit që nuk flet si shqiptar! Njëkohësisht e ftojmë që kryqin në Vodno ta qojë në shtëpinë e vet”, thuhet në reagimin e LQ “Zgjohu”.

Publikuar: 12.02.2010 | 23:00
Lexuar: 879 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime