E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Biznesmenët kërkojnë ndryshimet e Ligjit për planifikim hapësiror dhe urbanistik të vlejnë edhe për ndërtime me dedikime komerciale, afariste dhe dedikime hotelierike etj.
Biznesmenėt i parashtruan propozim masat e tyre zhvillimore nė Qeveri











Propozim masat zhvillimore për sektorin financiar, gjyqësinë, doganën, ndërtimtarinë, telekomunikacionin, shëndetësinë, bujqësinë dhe shërbimet inspektuese, parashtroi Lidhja e Odave ekonomike deri në Qeveri.

Biznesmenët kërkojnë ndryshimet e Ligjit për planifikim hapësiror dhe urbanistik të vlejnë edhe për ndërtime me dedikime komerciale, afariste dhe dedikime hotelierike etj. Kjo sipas tyre do të mundësojë investim të papenguar dhe të rritur dhe tejkalimin e barrierave administrative në nivel lokal, pajtueshmërinë e politikës monetare dhe asaj fiskale, uljen e debisë vendore të shtetiti përmes bonove shtetërore, uljen e shkallës referente të kamatës së Bankës Popullore.

Odat ekonomike e theksojnë edhe nevojën e rritjes së konkurrencës në sektorin bankar përmes tërheqjes së bankave eminente të huaja që tashmë janë aktive në rajon. Kjo, vlerësojnë afaristëtë do të ulë shkallën e kamatave të banakve afariste.

Korniza ligjore për sigurimin e pagimit, vendosjen e licencave te kontabilistët, ndarjen e procesve gjyqësore për marrëdhënie -debitore-kreditore nga të tjerat për zgjidhjen më të shpejtë të kontesteve ekonomiko-komerciale, shkurtimin e procedurave të falimentimit dhe miratimin e ligjit për bankrot. Falimentim janë gjithashtu një pjesë e propozim vendimeve-zhvillimore.

Publikuar: 12.02.2010 | 23:40
Lexuar: 677 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime