E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Revista italiane Panorama botoi dje një artikull sensacional rreth faktit se kryeministrit Silvio Berlusconi, 73 vjeç, iu ngrit kurth nga prostitutat e luksit Patrizia d’Addario. Kjo e fundit është paguar me një million euro nga opozitarët e Berlusconit për të filluar skandallin seksual në prill të vitit të shkuar, i cili sa nuk shkatërroi jetën e politikanit.
1,000,000 Euro pėr nė shtratin e Berlusconit
















Shantazhet seksuale në modë


Revista italiane Panorama botoi dje një artikull sensacional rreth faktit se kryeministrit, Silvio Berlusconi, 73 vjec, iu ngrit kurth nga prostituta e luksit Patrizia d’Addario

Revista italiane Panorama botoi dje një artikull sensacional rreth faktit se kryeministrit Silvio Berlusconi, 73 vjeç, iu ngrit kurth nga prostitutat e luksit Patrizia d’Addario. Kjo e fundit është paguar me një million euro nga opozitarët e Berlusconit për të filluar skandallin seksual në prill të vitit të shkuar, i cili sa nuk shkatërroi jetën e politikanit.

Prokuroret dhe Tatimoret italiane kanë verifikuar llogaritë e Patrizia d’Addario, 42 vjeç, në të cilën gjetën milionin e eurove, e ardhur nga një burim i paidentifikuar ende. Mesa duket shuma kolosale vjen nga armiqtë politikë të Berlusconit të cilët kanë menduar kurthin prej dy vjetësh. “Kanë angazhuar Patrizian për të joshur Berlusconin, një fitues zemrash të njohur. Ajo e zhyti në baltë për një million euro”, shkroi dje revista Panorama, e cila bën pjesë në trusitin mediatik të kryeministrit.

Nëse do të vërtetohet se ka pasur një komplot të tillë për shkatërrimin e politikanit, si d’Addario, edhe të tjerët e përfshirë në këtë çështje rrezikojne deri në shtatë vjet burg. Dje, ndërkohë Patrizia afirmoi se nuk është vëne në shë rbim të askujt për t’i ngritur kurth Berlusconit, por ajo vetë vendosi të bënte publike lidhjen me politikanin pasi ky i fundit nuk i mbajti premtimet që i kish bërë, ndër të cilët dhe ndërtimin e një vile.

Mesa duket shantazhet seksuale në Itali janë në modë. Përveç Berluskonit, të cilit skandali seksual i kushtoi shtrenjtë në imazh, një tjetër figurë publike është pre e seksit. Alessandra Mussolini, mbesa e ish-diktatorit fashist, është filmuar gjatë një akti seksual me një nga kolegët e partisë.
Patrizia d’Addario

Publikuar: 12.02.2010 | 12:05
Lexuar: 1510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime