Viti i kaluar ishte viti i suksesit të Afërdita Dreshajt edhe si këngëtare, ndërsa tani ajo thotë se është duke përgatitur albumin e ri, si dhe një viedoklip të ri, kurse do të ketë një bashkëpunim edhe me të fejuarin saj Shpat Kasapin.
Jam në përgatitje të albumit të ri, i cili do të dalë në verë të këtij viti. Po ashtu, jam në përgatitje të një videoklipi që do të dalë së shpejti...
Do të kem një bashkëpunim të bukur me këngëtarin e bukur, këngëtarin e mirë, këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapi..., është shprehur Afërdita në një intervistë për shtojcën Bluetooth.
Ajo e konsideron Shpatin për mashkullin më seksi në botë dhe thotë se nuk do tia falte kurrë tradhtinë.
Shpati është mashkulli më seksi. Sa herë e takoj, do të doja të rrija më të për shumë, shumë net... Tradhtinë! Nuk besoj se do ta falja kurrë, shprehet ajo.
Ndërsa e pyetur për gjërat që nuk do të guxonte ti bëjë asnjëherë në jetë, bukuroshja përgjigjet: Nuk do të guxoja të tradhtoja, të gënjej e as të pozoj nudo.