E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri mendon se, meqenëse e drejta e regresit të pushimit vjetor nuk është e garantuar me ligj, është e palogjikshme të pritet që ajo të bëhet me marrëveshjet e përgjithshme kolektive.
K-15 nuk ėshtė paraparė me Ligjin pėr marrėdhėnie pune









E drejta për kompensim të shpenzimeve për pushimin vjetor nuk është paraparë me Ligjin për marrëdhënie pune. Ajo e drejtë ishte hequr me miratimin e Ligjit në vitin 2005, ndërkaq nuk ishte paraparë as me ndryshimet e miratuara në tetor të vitit të kaluar, deklaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, si përgjigje ndaj informatave në disa media të caktuara se punëtorëve duhet t'u paguhet ky lloj i kompensimit.

Ai theksoi se në nenin 113 të Ligjit për marrëdhënie pune, të miratuar në vitin 2005 qëndron se e detyrueshme është pagesa e kompensimit për udhëtim zyrtar, shtesë terreni, shfrytëzim të automjetit privat për udhëtime zyrtare, jetë të ndarë nga familja, vdekje e punëtorit, pagesës gjatë shkuarjes në pension dhe shpërblimeve jubilare, ndërsa që punëdhënësi mundet, në shpenzime të veta, punëtotëve t'u organizojë transport deri dhe nga vendi i punës dhe ushqim gjatë orarit të punës.

"Sipas alinesë 3 të nenit 113, me marrëveshjen kolektive mund të konfirmohet vetëm lartësia, rroga bazë dhe afati për llogaritje dhe pagesë të kompensimeve të konfirmuara me këtë nen, e në të cilat nuk bën pjesë edhe kompensimi për regresin për pushimin vjetor, që nuk është konfirmuar si e drejtë. Nga përmbajtja e dispozitës ligjore nuk del obligimi për punëdhënësin që të paguajë lloj të këtillë të kompensimit", sqaroi ministri Bajrami.

Ministri mendon se, meqenëse e drejta e regresit të pushimit vjetor nuk është e garantuar me ligj, është e palogjikshme të pritet që ajo të bëhet me marrëveshjet e përgjithshme kolektive.

"Përveç kësaj, në ndryshimet e Ligjit është konfirmuar obligimi edhe për harmonizim edhe të marrëveshjeve të përgjithshme kolektive në afat prej gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, që deri më tani nuk është bërë", tha ministri Bajrami.

Publikuar: 13.02.2010 | 13:37
Lexuar: 465 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime