Nxënësit thonë se rregullisht vijnë në orë dhe se kjo është mënyrë e mirë nëse jo jashtë orëve, ët paktën në shkollë të kalojnë kohën bashkë me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë ose maqedonas.
Mua këtu më pëlqen shumë, sepse mësojmë në të dy gjuhët, edhe në shqip edhe maqedonisht. Pak është vështirë por mirë është, tha nxënësja Qëndresa Kala.
Përderisa më të vjetrit zhvillojnë debate për çështje me karakter ndëretnik, nxënësit e shkollës fillore Vëllezërit Milladinovci nga Struga janë dëshmi e mjaftueshme se të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas dinë të mësojnë dhe të jetojnë bashkë. Rreth tridhjetë nxënës nga të dy etnitetet çdo të hënë dhe të enjte ndjekin bashkë mësimet në orën e informatikës.
Profesoresha Blerta e cila programin mësimor e ligjëron në të dy gjuhët thotë se edhe pse ka vështirësi, megjithatë është kënaqësi të shohësh se fëmijët përveç që e duan lëndën, dinë të shoqërohen dhe të mësojnë ndonjë fjalë nga gjuha e palës tjetër.
Kemi pak problem sepse ligjërata është edhe në maqedonisht edhe në shqip dhe pikërisht për këtë kemi probleme me fjalitë, termet dhe gjërat tjera, por rezultat megjithatë ka, tha Blerta Polisi, mësuese e informatikës.
Nxënësit thonë se rregullisht vijnë në orë dhe se kjo është mënyrë e mirë nëse jo jashtë orëve, ët paktën në shkollë të kalojnë kohën bashkë me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë ose maqedonas.
Mua këtu më pëlqen shumë, sepse mësojmë në të dy gjuhët, edhe në shqip edhe maqedonisht. Pak është vështirë por mirë është, tha nxënësja Qëndresa Kala.
Në grupin tonë deri më tani kemi bërë së paku dhjetëra blogje. Shqip kam mësuar pak. Shoqërohemi me bashkëmoshatarët shqiptar gjatë orëve, por shihemi edhe në kohën e pushimeve, tha nxënësja Daniella Nestoroska.
Këtu kam shokë dhe jam i kënaqur me ta. Shumë më pëlqen mësimi, atmosfera dhe shokët, tha nxënësi Dritëro Dauti.
Shumë më pëlqen kursi i informatikës dhe jam e kënaqur se si realizohet mësimi, tha nxënësja Almira Rizai.
Këtuë shtë shumë bukur. Shoqërohemi me paralelen shqiptare, bashkërisht bëjmë projekte. Ndërsa neve nuk na paraqet problem fakti që mësimet i ndjekim edhe në gjuhën shqipe, tha nxënësi Hristijan Razmoski.
Projekti është i financuar nga Ambasada e Norvegjisë në Maqedonisë ndërsa realizohet me ndihmë e Organizatës joqeveritare In&Out. Qëllimi i gjithë kësaj është mësimi i dy gjuhëve.
Miki Trajkovski, Alsat-M