E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast do të shfrytëzohen standardet evropiane dhe rregullativat të cilat parashikojnë të paktën katër metra katrorë hapësirë në burg për secilin të burgosur në qelitë me shumë krevate ose nëntë metra kub në qelitë individuale
56 milionė euro per rikonstruimin e burgjeve







Gjithsej 56 milionë euro do të harxhohen për rikonstruimin e burgjeve të Maqedonisë dhe institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, që Qeveria planifikon ta realizojë deri në vitin 2012, njoftoi sot ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Manevski theksoi se 46 milionë euro do të jenë hua nga Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, ndërsa të tjerat janë mjete nga buxheti.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve për të dënuarit, të paraburgosurit dhe për personat e mitur, si dhe rritja e kapaciteteve.

Me këtë rast do të shfrytëzohen standardet evropiane dhe rregullativat të cilat parashikojnë të paktën katër metra katrorë hapësirë në burg për secilin të burgosur në qelitë me shumë krevate ose nëntë metra kub në qelitë individuale.

"Për herë të parë, si asnjëherë deri tani, në burgjet e Maqedonisë do të investohen mbi 50 milionë euro. Me këtë tërësisht do të krijohen kushte sipas standardeve evropiane, në një qeli do të vendosen nga dy deri tre persona, e jo nga 15, 20 ose më shumë si deri tani", tha mes tjerash Manevski.

Duke u përqëndruar në reformat deri tani të zbatuara në sistemin e burgjeve, Manevski tha se përveç ndërtimit, renovimit, adaptimit dhe pajisimit të kapaciteteve të burgjeve, në mënyrë të konsiderueshme është përforcuar edhe personeli i të punësuarve me pranimin e 284 personave të rinj, prej të cilëve 94 në SHNP Idrizovë.

Publikuar: 14.02.2010 | 08:06
Lexuar: 307 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime