E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Bankat e Maqedonisë nuk blejnë instrumente financiare në tregjet financiare botërore dhe nga ky aspekt ato janë stabile dhe kanë shuma të larta kapitali, do të thotë janë mirë të kapitalizuara dhe në bazë të rezultateve financiare këtë vit do ta mbyllim më mirë se vitin e kaluar”, deklaroi Gligor Bishev, kryetar i Shoqatës së Bankave
Bashev: Bankat maqedonase janė stabile
Kriza financiare botërore në sistemin bankar të Maqedonisë bën vetëm presion psikologjik, ndërsa bankat vazhdojnë të jenë stabile.

Kështu shprehet kryetari i shoqatës së bankave të Maqedonisë Gligor Bishev. Në një intervistë për radion Europa e lirë, ai thotë se përderisa bankat punojnë me mjete vetjake dhe pa kapital të theksuar nga jashtë, nuk do të preken nga zhvillimet në botë.

“Bankat e Maqedonisë nuk blejnë instrumente financiare në tregjet financiare botërore dhe nga ky aspekt ato janë stabile dhe kanë shuma të larta kapitali, do të thotë janë mirë të kapitalizuara dhe në bazë të rezultateve financiare këtë vit do ta mbyllim më mirë se vitin e kaluar”, deklaroi Gligor Bishev, kryetar i Shoqatës së Bankave.

Bishev megjithatë thotë se sistemi bankar dhe ekonomia e Maqedonisë nuk janë të izoluara nga rrjedhat botërore, dhe ato mund të ndikohen, sidomos nw sektorin real. Ai mohon se bankat kanë vështirësuar procedurat e dhënies së kredive për qytetarët, duke shtuar se kreditë janë bllokuar vetëm për kompanitë nga sektori real të cilat eksportojnë mallra në vendet e BE-së, e që për shkak të krizës kanë zvogëluar dukshëm prodhimin, kanë shkurtuar vende pune dhe punojnë me humbje.

“Nëse një kompani e caktuar nuk eksporton mallra, i humb tregjet e huaja, ajo më nuk ka të ardhura, dhe nga ky aspekt keqësohet përfitimi i kompanisë. Nëse nuk ka fitim, ajo nuk mund t'i paguaj punëtorët, nëse nuk mund t'i paguaj punëtorët ata nuk do të marrin rrogat rregullisht, dhe me këtë ata bëhen të paaftë për të marrë çfarëdolloj kredie nga bankat”, shtoi Bishev.

Ai thotë se mënyra e vetme që bankat të ulin shkallët e interesit është që qeveria përkatësisht ministria e financave të deponojë sasi fondesh në banka, apo në Bankën Qendrore, ashtu siç bënë qeveritë perëndimore, dhe këto fonde, do të ulnin kamatat e larta të bankave.

Naim Vrenezi
ALSAT-M

Publikuar: 14.12.2008 | 18:20
Lexuar: 794 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime