E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimi i ministrisë së Arsimit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, ka ndezur debate të ashpra javët e fundit. Edhe BDI-ja, pjesë e koalicionit qeveritar është kundër vendimit. Në debatet e radhës mbi këtë çështje, pritet të diskutohet edhe për kushtetutshmërinë e vendimit.
Ekspertėt tė ndarė pėr maqedonishten nga klasa e parė









Në një debat, lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fëmijët e etnive të tjera, si dhe ngarkesa që ajo do të përbëjë, sërish qëndrime të ndara.

Një pjesë e pjesëmarrësve në debat, thonë se programi i maqedonishtes, parashikon komunikim ndër-aktiv për fëmijët, por pa e mësuar alfabetin që nga klasa e parë. Megjithatë, për pjesën tjetër të pjesëmarrësve në debat, mësimi i gjuhës maqedonase nuk duhet të zbatohet në këto momente, por më parë duhet përpunuar metodika e mësimit.

Vërejtjet në opinion, se mësimi i maqedonishtes paralelisht me mësimin e gjuhës amë të nxënësve nga etnitë e ndryshme, janë të gabuara, pasi programi arsimor për gjuhën maqedonase ofron vetëm mësimin e të shprehurit dhe kreativitetit, ...dhe kjo përmes dëgjimit dhe bisedës,... programi do të realizohet përmes lojërave të ndryshme, shikimit të filmave për moshën e fëmijëve etj.”, saqroi Mito Stefanovski nga Byroja e Arsimit.

“Ky moment është i hershëm, i pa analizuar mirë dhe pasojat do të jenë gjithsesi negative, aq më tepër mund të paraqiten edhe refuzime të menduar ndryshe së pari te prindërit dhe pastaj te fëmijët.

Gjuha maqedonase për shqiptarët në Maqedoni nuk është gjuhë zyrtare, gjuhë e shtetit por është një gjuhë e mjedisit që e flasin një shumë të përkatësive të ndryshme etnike, edhe gjuha shqipe nuk është gjuhë e huaj për maqedonasit, por është po atë gjuhë e mjedisit..." theksoi Naser Sinani, profesor i Univerzitetit të Tetovës.
Sipas profesorit Dimitar Pandev nga Fakulteti i Filologjisë në Shkup, mësimi i gjuhëve të huaj është një proces natyror dhe i nevojshëm në shekullin 21.

“Mund të them se në disa programe të mësimit nga shekulli 19 janë mësuar 4 ose 5 gjuhë nga fillimi i shkollimit, e pse të mos mundet të mësohet edhe sot në shekullin 21, kur metodikën e mësimit të gjuhëve është shumë e zhvilluar", pyeti Dimitar Pandev, profesor i Fakultetit të filologjisë në Shkup.

Vendimi i ministrisë së Arsimit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, ka ndezur debate të ashpra javët e fundit. Edhe BDI-ja, pjesë e koalicionit qeveritar është kundër vendimit. Në debatet e radhës mbi këtë çështje, pritet të diskutohet edhe për kushtetutshmërinë e vendimit.
Frosina Pandurska-Dramiqanin , Alsat

Publikuar: 14.02.2010 | 23:15
Lexuar: 166 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime