E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prodhuesit e qumështit me kërkesën duhet të dërgojnë fatura blerëse të lëshuara nga fabrikat e qumështit për sasinë e qumështit të blerë në periudhë prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit 2009.
Aplikoni pėr subvencione








Prodhuesit e qumështit sot do të mund të parashtrojnë kërkesë për mbështetje financiare për qumësht të prodhuar dhe të shitur të lopës në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2009.

Kërkesat, siç informoi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, do të mund të parashtrohen deri më 15 mars të këtij viti në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Vlera e mbështetjes financiare është 2,5 denarë për një litër qumësht.

Prodhuesit e qumështit me kërkesën duhet të dërgojnë fatura blerëse të lëshuara nga fabrikat e qumështit për sasinë e qumështit të blerë në periudhë prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit 2009.

Rritje për 15 për qind të subvencioneve do të kenë agrarët nga rajoni me kushte të vështira për prodhim, 10 për qind për bujqit e rinj dhe gratë bartëse të bizneseve bujqësore, ndërsa 5 për qind vlerë më të madh për subvencione janë paraparë për regjistrimin e bujqëve konform Ligjit për kryerje të veprimtarisë agrare dhe për sigurimin e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.

Nëse kërkuesi në ditën e parashtrimit të kërkesës ka detyrime të pashlyera për shfrytëzim të tokës bujqësore shtetërore dhe traktorë nga Ndihma japoneze ose nuk ka mundësuar kryerje të aktiviteteve nga shëndetësia veterinere nuk do t'u paguhen subvencionet.

Publikuar: 15.02.2010 | 15:58
Lexuar: 426 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime