E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nesër mund të ndërtohen edhe kasha edhe xhamia dhe këtë process nuk ka për ta ndalur askush, por një process tjetër që mund ta ndalim, hala pa fillu, mund të jetë amoraliteti i politikës shqiptare, e cila me tjetër gojë flet kur është në opozitë, e me tjetër ha kur është në qeveri. Goja që ha (nga ajo që ka ngelë në tryzën e koalcionit qeverisës), zakonisht nuk ja din gojës që ka folur një kohë më parë
Mbyllni hundėt se po p…. Iljaz Halimi









Çka deshti me thëne…



Nga Emin AZEMI

Iljaz Halimit nuk mund t’i thuhet as fëmijë. Ai u tregua një naiv i rritur. Deklara e tij “kodër pas bregut” ishalla është veç një gafë e tij personale. Ishalla kjo deklaratë s’ka lidhje me ideologjinë dhe platformën e partisë që ai përfaqëson. Normalisht që në shoqëri e shtete demokratike, për deklarat të tilla të “currohen” veshët, por ne ende po gabojmë, duke i mësuar të tjerët të veprojnë atë që neve as në ëndërr s’na kishte shkuar ta bëjmë.

Kjo që ja futi kot Ilazi, ama bash lidhje s’ka me frymën e integralitetit dhe kontinuitetit kombëtar shqiptar, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë aktual. Kryeqyeti i shqiptarëve, tha Iljazi, nuk është Shkupi, por Tetova dhe pasi që është kështu, atëherë ne, tha ai, do të ndërtojmë xhami në “kryqytetitn tonë”, e “ata le të ndërtojnë kishë, ku të duan…”.

As vetë Ilajzi (dhe iljazat tjerë si ai), nuk është i vetëdisjëhm se çfarë dëmi mund t’i sjellë, në radhë të pare vetë Tetovës, e më pas edhe neve të tjerëve që “nuk e kemi fatin të jemi nga kryqyeti i ri i shqiptarëve”.

Krijimi i balancit “ti kishë – unë xhami”, është prodhim i konstruktit ideologjik antishqiptar dhe fatkeqësisht këtë sintagmë na e tund para hundëve një parti që gjatë gjithë kohës është proklamuar si nacionale demek.

Dekonstruimi i kësaj sintagme do të mund të fillonte nga përpjepjka për të sjellë sa më shumë emancipim arsimor, moral, e qyetar në shoqërinë shqiptare, por jo me politikanë provincialë që mëhallën e vet e quan qendër të zhvillimeve planetare, rreth së cilës duhet të sillet e gjithë bota. Ndoshta edhe personazhi kësaj kronike të palavdishme mund ta ketë imagjinuar veten në formë të ndonjë boshti. Por, jo gjithmonë rreth boshteve rrotullohet diçka që të çon dikund. Edhe në rastin e partisë së tij, disa vite me radhë është dëshmuar se shumëçka është rrotulluar, rreth diçkasë që ka përfunduar në asgjë, për llogari të hiqit, që ska vlejtë as sa lëkura e iriqit.

Mund të kemi qenë më të disponuar për momentin atë mbrëmje kur Iljaz Kryetetovari na gëzoi pa masë duke zbuluar një pjesë të platformës së dikurshme të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, për shkëmbim territoresh, por edhe një pjesë të kredos politike të Kiro Gligorovit për t’i pare të rrudhur shqiptarët në një skutë buzë Sharrit, andej Gruçinit. Dhe ne as që e kishim ditur se për t’u shpallur kryeqyet Tetova, paska qenë dashtë në qendër të saj të ndërtohet një xhami, sepse kështu “na kanë mësue shkijet”, të cilët, ndonëse mbi themelet e shtëpisë katolike të familjes Bojaxhiu, do të ngrejnë kishë, ata shyqyr o zot, që nuk po na përzihen në Gazi Babë, Cerovë, Dizhon, ku kultura metropolitane shqiptare po lulëzon pashkëputshëm që nga Iliria e deri në momentet historike të ardhjes në dritë të yjeve të politikës shqiptare si Iljaz Halimi dhe kompania e tij.

Nesër mund të ndërtohen edhe kisha edhe xhamia dhe këtë proces nuk ka për ta ndalur askush, por një process tjetër që mund ta ndalim, hala pa fillu, mund të jetë amoraliteti i politikës shqiptare, e cila me tjetër gojë flet kur është në opozitë, e me tjetër ha kur është në qeveri. Goja që ha (nga ajo që ka ngelë në tryzën e koalcionit qeverisës), zakonisht nuk ja din gojës që ka folur një kohë më pare, prandaj jo rrallë ndodhë që fjalët e tyre ngandonjëherë të mos i marrim vesh sepse here herë marrin trajtën fonike të një pordhe të lodhur që të prish disponimin e hundëve dhe të ambientit.

Selam të gjithëve juve që e keni ndërmend të mbani kujdes për ambientin. “Mbyllni hundët se po p…. Iljaz Halimi…”

Publikuar: 15.02.2010 | 17:46
Lexuar: 770 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime