E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas mediave belge, kriminelët kanë futur virus në sistemin e "Deksisë" dhe çdoherë kur ndonjë klienët do ta verifikonte gjendjen e llogarisë së tij bankare përmes internetit, nga ajo automatikisht është transferuar sasi e caktuar e parave në llogari tjetër.
Kiber-kriminelė kanė plaēkitur klientė tė bankės belge


Nga llogaritë e mijëra klientëve të bankës belge "Deksia", tash prë tash kriminelë të panjohur "kanë marrë" sasi të madhe të parave.

Sipas mediave belge, kriminelët kanë futur virus në sistemin e "Deksisë" dhe çdoherë kur ndonjë klienët do ta verifikonte gjendjen e llogarisë së tij bankare përmes internetit, nga ajo automatikisht është transferuar sasi e caktuar e parave në llogari tjetër.

Tërë mashtrimi kibernet ka zgjatur disa javë, sa u është dashur inxhinierëve ta largojnë virusin nga sistemi i "Deksisë", e cila është një nga tre bankat më të mëdha në Belgjikë.

Banka kumtoi se virusi "ka infektuar" dhjetëra mijë llogari, por se pas vërtetimit të vjedhjeve, klientëve u janë kthyer paratë.

Autoritetet belge filluan hetim për vërtetimin e burimit dhe krijuesit të virusit dhe njëherit i paralajmëruan bakat e tjera të jenë të kujdesshme gjatë transaksioneve e-bankare.

Dy bankat tjera më të mëdha të Belgjikës "Fortis" dhe "KBC" kumtuan se deri më tani nuk nuk kanë regjistruar probleme të këtilla ose të ngjashme.

Publikuar: 15.12.2008 | 00:13
Lexuar: 602 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime