E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kur krejt ambasadat mi kanë mbyllur dyert edhe krejt spitalet këtu në Ballkan, ky ka qenë spitali i parë që mi ka hap dyert edhe nuk ma ka bërë aq tragjike këtë shtatzëni ashtu siç më kanë thënë doktorët tjerë. Andaj kam kaluar shumë mirë, më kanë thënë fjalë të mira dhe ashtu më doli”, tha Blerta Bordoniçi, paciente nga Prishtina Foshnja është vendosur në inkubator në Klinikën e Gjinekologjisë.
‘Filipi i II-tė’, lind gruaja me probleme nė zemėr


















Blerta Bordoniçi nga Kosova është një ndër pacientet e rralla e cila megjithë anomalitë e zemrës, që nga lindja, ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Dje në orët e mëngjesit në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, në muajin e 8 të shtatzënisë 28 vjecarja Bordoniçi lindi me operacion një djalë 900 gramë. Megjithë rrezikun për jetën dhe kundërshtimeve të mjekëve të shumë qendrave spitalore të Ballkanit dhe Evropës, 28 vjeçare kishte vendosur që të lindte fëmijë. Këtij qëllimi ia arriti me ndihmën edhe të mjekëve të spitalit kirurgjik të zemrës ‘Filipi i Dytë’.
“Kur krejt ambasadat mi kanë mbyllur dyert edhe krejt spitalet këtu në Ballkan, ky ka qenë spitali i parë që mi ka hap dyert edhe nuk ma ka bërë aq tragjike këtë shtatzëni ashtu siç më kanë thënë doktorët tjerë. Andaj kam kaluar shumë mirë, më kanë thënë fjalë të mira dhe ashtu më doli”, tha Blerta Bordoniçi, paciente nga Prishtina
Foshnja është vendosur në inkubator në Klinikën e Gjinekologjisë. Mjekët thotë se gjendja shëndetësore e foshnjës është shumë e mirë.
“Ne me bashkëpunimin tonë bëmë që e gjithë kjo të përfundojë më së miri pra edhe vetë lindja të shkoj shumë mirë. Foshnja 900 gram është në gjendje të mire”, tha Sasho Jovçevski, drejtor i Klinikës së gjinekologjisë.
Që në fëmijëri, Blerta Bordoniçi ishte operuar në zemër në Angli. Kardiokirurgu Zhan Mitrev thotë se ndërhyrja kirurgjikale ka përmirësuar punën e zemrës por ajo nuk është plotësisht e shëndoshë duke i ulur në minimum shanset për t’i mbijetuar lindjes.
“Ky ka qenë vendim dhe dëshira e saj, megjithë bindjet nga të gjitha anët, përfshi mjekët në Angli. Ne kur e pranuam këtu që të ndjekim shëndetin e saj, veçmë ishte vonë pasi ishte muaji i gjashtë ku nuk mundeshim t’i themi pse? Kur ajo me vetëdije dhe qartë thoshte se dua të lind të kem fëmijë, çfarëdo që t’i ndodhte”, Zhan Mitrev, pronar I Spitalit Filipi i Dytë.
Kardiokirurgu Zhan Mitrev shpjegon se shtatzëni të tilla ku nëna ka anomali zemre, nuk rekomandohen pasi rrezikojnë jetën e nënës dhe mund të përfundojë me vdekje. Por kjo fatmirësisht nuk ndodhi me rastin e Blertës. Asaj në ditën e të dashuruarve Shën Valentini, i buzëqeshi fati edhe me një dashuri të re.

Meral Ismaili

Publikuar: 15.02.2010 | 08:33
Lexuar: 1468 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
linda (21/02/2010 14:33:49) tung se pari blertes i deshiroj jet te gjat dhe te lumtur gjithashtu dhe femijes,por meriten kryesore e ka spitali filipi 2 qe jo vetem ket rast urgjent por te gjitha raste tjera te zemres qe jan mjeku ne ket spital kan sukses po flas per njerz nga kosova,kjo esht shum e mir per neve ks qe e kem shum afer dhe mjekimi esht me standarte dhe kushte amerikane ju falenderoj per ket pun qe jeni tu e ba i gjith stafi i FILIPI 2 ME RESPEKT TE VEQANT JU PERSHENDET LINDA ME FAMILJE
bibi (09/03/2010 22:23:05) du me dit per ni spital te mir kam problem me zemer ju lutem qe me lajmroni meniher

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime