E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konferencën për shtyp, ndërsa po flitej për luftën e atyre që dëmtojnë imazhin, skafet, gomonet, Berluskoni pohoi: “Do të bëjmë një përjashtim për kë na sjell vajza të bukura”.
“Zoti Berluskoni, na kėrkoni falje!”










Letër e hapur Kryeministrit Berluskoni

Po të mos ishte për deklaratat ironizuese të Kryeministrit italian, vizita e homologut të tij shqiptar, Sali Berisha, më 12 shkurt ndoshta do të kalonte pa u vënë re.

Por në konferencën për shtyp, ndërsa po flitej për luftën e atyre që dëmtojnë imazhin, skafet, gomonet, Berluskoni pohoi: “Do të bëjmë një përjashtim për kë na sjell vajza të bukura”.

Edhe pse Kryeministri italian spikat për deklaratat e tij fatkeqe, vlerësojmë se ajo ç’ka ka deklaruar ai, është një deklaratë ofenduese, në adresë të grave shqiptare, që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht në Itali dhe Shqipëri, si dhe një tallje me një nga plagët më të rënda sociale, të tranzicionit demokratik shqiptar: trafiku i qenieve njerëzore.

Kryeministri italian duhet të jetë në dijeni se tashmë ka kush i çon në Itali “vajzat e bukura shqiptare” dhe i vendos në punë si mish i freskët në rrugët e Italisë, ose në qendrat e rreme estetike, ku të kamurit e Italisë, i përdorin ato për t’u çliruar nga pesha e rëndë e punës dhe përgjegjësisë.

Janë trafikantët e qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar që menaxhon shfrytëzimin e prostitucionit.

Të ngresh një argument kaq delikat dhe të dhimbshëm, përmes batutave pa vend, seksiste dhe maskiliste, fyen punën dhe përpjekjen e atyre të cilët luftojnë që gruaja të mos trajtohet si një send, por të ketë të drejta të barabarta.

Por lëndon edhe ato familje shqiptare të prekura nga drama e një vajze të rrëmbyer, dhunuar, izoluara, ndonjëherë e humbur përgjithmonë.

Jemi thellësisht të keqardhur dhe të hidhëruar që Kryeministri i vendit ku jetojmë dhe aspirojmë për t’u bërë nënshtetas, të shfaqë një qëndrim tejmase ofendues, në adresë të vendit tonë të origjinës dhe jep një imazh kaq të prapambetur të Italisë.

I kërkojmë zyrtarisht ndjesë të gjitha grave shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Itali.


Nënshkruesit

Irida Cami- Gazetare
Keti Biçoku - Gazetare
Brunilda Ternova - Gazetare, përkthyese
Migena Proi – Gazetare, shkrimtare
Arta Nikaj – Presidente e Shoqatës Studentore Shqiptare, Firence
Galdiola Jahoj – Shoqata shqiptare “Rilindja”, Arezzo
Ermelinda Nikaj Mundija – “AlbaPrato”, shoqata shqiptare, Prato
Anila Murataj – zëvendëspresidente e Shoqatës Shqiptare Juvenilja, Forlì
Liljana Picari – Presidentja e shoqatës “Të integrohemi së bashku”, Cervia
Sonila Reka - ASAP, Shoqata e Studentëve Shqiptarë, Peruxhia
Arlid Hajro – Lidhja e Shkrimtarëve në Toskana
Ismail Ademi – Konsulent ndërkulturor
Olti Buzi – Redaktor i “Albanianews”
Darien Levani – Shkrimtar
Alban Trungu – “Albamedia”
Emila Markgjonaj – Psikologe
Ledia Miraka – Avokate
Artan Shabani - Artiste shqiptare
Edi Muka - Kurator arti Zvicër
Joa Ljungberg – Kurator arti Zvicër
Gaia Fugazza – Artiste, Francë
Dr. Gëzim Alpion, Universiteti Birmingham (UK)
Durim Lika – Shoqata “Scanderbeg”, Parma
Sisley Xhafa – Artiste SHBA


Publikuar: 16.02.2010 | 04:51
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime