E diel, 20.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Çdo i pesti evropian, apo 21 për qind, përkatësisht rreth 77 milionë euro, pranojnë se kanë blerë medikamente pa recetat e nevojshme, nga burime të paligjshme, kryesisht përmes internetit. Tridhjetë e tre përqind prej tyre e kanë bërë atë për të mos humbur kohë, përderisa 39 për qind për të kursyer para
Nė BE shiten medikamente tė falsifikuara pėr rreth dhjetė miliardė euro nė vit



















Evropianët shpenzojnë nga 10,5 miliardë euro për medikamente të falsifikuara apo për medikamente për të cilat nuk ka aprovim, tregon hulumtimi i kompanisë farmaceutike amerikane "Fajzer".

Çdo i pesti evropian, apo 21 për qind, përkatësisht rreth 77 milionë euro, pranojnë se kanë blerë medikamente pa recetat e nevojshme, nga burime të paligjshme, kryesisht përmes internetit. Tridhjetë e tre përqind prej tyre e kanë bërë atë për të mos humbur kohë, përderisa 39 për qind për të kursyer para.

"Fajzer" e saktëson rrezikun, të cilin e fsheh blerja e medikamenteve në atë mënyrë. Ndërmjet 50 dhe 90 për qind të barërave të blera përmes internetit, janë të falsifikuara, ndërsa ndonjëherë përmbajnë substanca të dëmshme, si helm për minj apo acid borik.

"Konsumatorët në Evropë e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe e ndihmojnë ekonominë kriminele me atë që blejnë medikamente të tilla jashtë sistemit ligjor shëndetësor", deklaroi drejtori mjekësor i "Fajzer", Dejvid Gilen.

Në Gjermani, Itali dhe Spanjë njerëzit më shpesh blejnë medikamente pa reçetat e nevojshme. Ata këtë më shpesh e bëjnë përmes internetit, gjatë udhëtimit apo jashtë vendit, ose në dyqanet e natës.

Barërat për dobësim, për grip dhe për probleme me ereksionin janë ndër barërat më shpesh të blera në mënyrë joligjore.

"Fajzer" është prodhues i "Viagra"-s, një nga medikamentet më masivisht të falsifikuara.

Në hulumtimin e kryer përmes internetit, ndërmjet 27 tetor dhe 8 nëntor të vitit të kaluar, kanë marrë pjesë 14 mijë persona nga 14 shtete. /mia/

Publikuar: 16.02.2010 | 02:00
Lexuar: 973 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime