E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtypi në Shqipëri thotë se pritet që në këto takime zoti Topi të paraqesë formulën e tij për daljen nga kriza, si dhe reagimin e palëve.
Topi fton nė takime tė veēanta Berishėn dhe Ramėn





Drejtuesit e dy partive Berisha dhe Rama ende kanë qëndrime të ndryshme
Ndërsa pritej një tjetër tryezë e përbashkët, presidenti Bamir Topi ka thirrur në takime të veçanta kreun e maxhorancës dhe atë të opozitës për të vazhduar konsultimet e nisura me 13 shkurt.

Shtypi në Shqipëri thotë se pritet që në këto takime zoti Topi të paraqesë formulën e tij për daljen nga kriza, si dhe reagimin e palëve.

Por në prag të këtyre takimeve zoti Berisha dhe zoti Rama janë deklaruar se do të këmbëngulin në qëndrimet e tyre.

Zoti Rama është shprehur se frika për hapjen e kutive nga maxhoranca tregon se PS ka fituar zgjedhjet e qershorit.

Kreu i opozitës tha “se hapja e kutive nuk nënkupton përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, por ndreq gabimet që nuk duhen përsëritur në të ardhmen”.

Zoti Rama paralajmëroi se nëse nuk hapën kutitë, atëherë opozita do të fillojë protestat.

Por për kryeministrin Berisha vendimet e dhëna nga gjykatat nuk mund të diskutohen.

Ndërkaq zoti Ilir Meta, aleati më i rëndësishëm i zotit Berisha në qeveri tha se socialistët duhet të gjejnë një zgjidhje pa shkelur kushtetutën.

Analistë të ndryshëm i shikojnë zhvillimet e deritanishme me mjaft dyshim.

Presidenti Topi gjithashtu të martën ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ndërsa në fundjave pritet të mbërrijë në Tiranë një delegacion i Këshillit të Europës.

Publikuar: 16.02.2010 | 17:44
Lexuar: 495 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime