E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush ka zhvilluar të dielën një vizitë lamtumirëse të pa paralajmëruar në Irak. Gjatë një konference pwr media, nje gazetar irakian gjuajti me dy kepuce ne drejtim te tij, ndërsa Bush ka shpëtuar pa u lënduar. Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.
Protestė me kėpucė kundėr Bush-it



Presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush ka zhvilluar të dielën një vizitë lamtumirëse të pa paralajmëruar në Irak. Gjatë një konference pwr media, nje gazetar irakian gjuajti me dy kepuce ne drejtim te tij, ndërsa Bush ka shpëtuar pa u lënduar.
E gjithë vizita e Presidentit të SHBA-ve në Irak, ra nën hijen e këtij incidenti.

Në mes të konferencës për media me Malikin, një gazetar u ngrit në këmbë dhe bërtiti “kjo është një puthje lamtumirëse nga populli i Irakut, qen” para se ti gjuante këpucët e tij në drejtim të Bush, që nuk e goditën atë.

“E tëra që mund të them është se ato janë me nr. 10”, citohet të ketë thënë Bush, sipas agjencisë Associated Press.

Korrespondentët e quajtën këtë si një incident simbolik. Irakianët patën gjuajtur me këpucë edhe në drejtim të statujës së Saddam Husseinit në Baghdad, pas përmbysjes së saj.

Gjuajta me këpucë konsiderohet ofendim në kulturën arabe.

Publikuar: 15.12.2008 | 00:27
Lexuar: 809 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime