Në kërkesën e cila i është dërguar Qeverisë dhe institucioneve kompetente kërkohet përgatitje të elaboratit për mënyrën dhe mundësitë për parandalim të shembjeve, vendosje e rrjeteve të çelikut në pikat më kritike të rrugës, duke mos e hedhur poshtë mundësinë edhe për pyllëzim, theksoi kryetari i Këshilli Nizamedin Papraniku.
Këshilli i komunës Dibër kërkon që shteti të ndërmerr aktivitete për tejkalim të problemit me shembjet
Problemi me shembjet e shpeshtuara në aksin rrugor Dibër - Mavrovë, nuk është lokal, por për zgjidhje të tij nevojitet angazhim më i madh i shtetit, konkludoi Këshilli i komunës Dibër.
Në kërkesën e cila i është dërguar Qeverisë dhe institucioneve kompetente kërkohet përgatitje të elaboratit për mënyrën dhe mundësitë për parandalim të shembjeve, vendosje e rrjeteve të çelikut në pikat më kritike të rrugës, duke mos e hedhur poshtë mundësinë edhe për pyllëzim, theksoi kryetari i Këshilli Nizamedin Papraniku.
Kryetari i komunës Dibër, Argëtim Fida, gjërësisht i ka njoftuar këshilltarët për aktivitetet e ndërmarra nga autoritetet lokale të Dibrës, Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupë, pas shembjes të madhe që ndodhi të enjten e kaluar dhe për angazhimin joegoist edhe të ndërmarrjes publike "Rrugët e Maqedonisë" dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Pastrimi i copëzave të shembjes nga korsia e rrugës vazhdon. Pa ndalesë lëshohen automjetet e lehta motorike. Sot në mëngjes kaluan edhe automjete të rënda transportuese të "Knauf Radika" në periudhën prej orës 8 deri në orën 10, ndërsa në drejtim të Mavrovës janë lëshuar nga ora 18 deri në orën 20.
Vendi tek shembja dje pasdite e kanë vizituar zëvendës-drejtori i përgjithshëm i NP "Rrugët e Maqedonisë" Ejup Halimi dhe drejtori i ndërmarrjes për Shkupin, Arben Bislimi.
Kryetari i komunës Dibër Argëtim Fida dhe ai i Mavrovë-Rostushës Mukrem Mehmedi, si dhe udhëheqësi i seksionit të Dibrës të "Rrugët e Maqedonisë" Fatmir Imeroski, i kanë njoftuar me aktivitetet e ndërmarra edhe rreth pastrimit të rrugës.