Edhe pse aktivitetet e partive politike dhe takimet e tyre me qytetarët janë evidente në teren, të gjithë mohojnë të jenë përgatitje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për partin e Gruevskit këto aktivitete paraqesin një parim të vendosur që nga koha kur ishin në opozitë. Edhe BDI konsideron se si pjesëmarrës në qeveri duhet të takohet me qytetarët me qëllim të identifikimit të nevojave të tyre.
Parim normal i punës së VMRO-DPMNE përveç asaj që deputetët janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët edhe funksionarët lokal dhe ata në nivel nacional të mund ti dëgjojnë problemet dhe nevojat e qytetarëve, se si reflektohet implementimi i ligjeve në nivel lokal, të dëgjohen sugjerime për ndryshim të ligjeve, pra një parim i vendosur që nga koha kur ishim opozitë dhe unë nuk shoh ndonjë dallim, thotë Sillvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Takimi me qytetarët i BDI nuk do të thotë se ky është paralajmërim për zgjedhje sepse BDI gjithmonë ka praktikuar takimin me qytetarë duke detektuar interesin, nevojat dhe problemet që qytetarët do t'i shprehin me BDI. Ne si parti në pushtet duhet të jemi me qytetaret dhe duke qenë më qytetarët do t'i identifikojmë të gjitha ato probleme që ata kanë interes dhe nevojë, thekson Tahir Hani, deputet i BDI-së.
Por, ndryshe nga shumica parlamentare, opozita konsideron se Gruevski po përgaditet me kapacitet të plotë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga LSDM dhe DR konsideron se qeveria duhet përkushtuar në zgjidhjen e çështjes së kontestit të emrit me Greqinë.
Nuk përgatitemi për zgjedhje të parakohshme meqë vlerësojmë se qeveria duhet respektuar kornizën kohore 6 mujore që ia dha bashkësia ndërkombëtare si periudhë kyçe për zgjidhen e çështjeve të vështira në shtet, sugjeron Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
Me vet faktin që flitet se do të ketë zgjedhje te parakohshme mund të konstatojmë se ka një krizë politike në Maqedoni. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjidhja e kësaj krize politike, atëherë sigurisht se dhe ne do të pranonim që të hyjmë në një garë elektorale me të vetmin qëllim që t'i zhbllokojmë proceset e bllokuara, thotë Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.
"Deri tani përvoja na ka treguar se kur Gruevski deklaron se nuk do të ketë zgjedhje, atëherë ka zgjedhje në Maqedoni. Unë si qytetar nuk besoj se qeveria nuk përgatitet për zgjedhje, kur njëkohësisht e dimë se aktiviteti i pastrimit të listës zgjedhore është në realizim e sipër, pohon Andrej Zhernovski, deputet i PLD-së.
Edhe përkundër aktiviteteve të partive politike, kryeministri në deklaratat e tija ka qen i prerë se nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Gjyltene Rexhallari, Alsat-M/